BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Politike

Takimi në Rezidencën Amerikane/ Murrizi jep detajet e forta: Ja çfarë i thashë ambasadores Yuri Kim

Takimi në Rezidencën Amerikane/ Murrizi jep detajet e forta: Ja

Tre kërkesat e opozitës janë listat e hapura, administratë zgjedhore dhe garantimi i votës së emigrantëve.

Deputeti Myslim Murrizi tha se në takimin me Yuri Kim dhe Sorecën ishte i qartë pasi nuk do opozita në Kuvend nuk do votojë asnjë lloj pazari.

“Kërkojmë lista të hapura që shqiptarët të zgjedhin dhe jo të votojnë dhe administratë zgjedhore e çliruar nga thonjtë e atyre që prekin vota.Kamera  te vendumërimi i votave ka pasur që në 2005, dhe monitorë. Kamera në qendrat e votimit absolutisht pse jo, nëse shkohet drejt administratës zgjedhore me tre anëtarë komisioni unë jam që votat të numërohen aty në qendrat e votimit të mos kemi pengime artificiale, rezultati del në 11 të natës. Listat e hapura kthejnë demokracinë e vrarë në 21 prill 2008 nga një marrëveshje  e pistë PD-PS. 

Në takimin me Kim dhe Sorecën ne ishim të qartë dhe të prerë që ne nuk votojmë asnjë lloj pazari të rikonfirmuar apo të noterizuar në selinë e tyre si vazhdim i marrëveshjes së pistë të 2008.I thamë kërkojmë administratë zgjedhore se nuk kemi besim, ne do të kandidojmë sikurse 58 parti të tjera kanë kandiduar në 2013 dhe nuk kanë pse të kenë besim që t'ua numërojnë votat këta që prej 20 vitesh akuzohen si njerëz që kanë vënë dorë te vota.Si pikë të tretë kemi kërkuar votën e emigrantëve shqiptarë, një premtim i pambajtur nga mazhoranca si shumë të tjera. Nuk është e pamundur por e pavullnetshme, treshja që ka drejtuar Shqipërinë ka të gjithë mëkatet”, tha ai për Ora News.

Më të lexuarat