Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Takimi Trump-Kim, Basha: Kur forca e diplomacisë është e pathyeshme

Postuar: 12/06/2018 - 16:53

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me takimin historik të presidentit Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un. Në një reagim në Facebook, Basha përshëndeti guximin e Presidentit amerikan, ndërsa tha se "Forca e paqes dhe e diplomacisë është e pathyeshme"

Postimi i Bashës

Takimi midis Presidentit te SHBA Donald J. Trump dhe Kryetarit te Korese se Veriut Kim Jong Un, nënshkrimi i deklarates se perbashket dhe nisja e procesit te paqes dhe denuklearizimit te Gadishullit Korean eshte nje ngjarje e nje rendesie madhore per paqen dhe sigurine ne bote.

Hapja e ketij procesi paqeje dhe carmatimi ne rajonin e nje nder konflikteve me te medha, te gjata e te pergjakura te globit perben nje sukses historik te jashtezakonshem te presidentit te SHBA, Donald J. Trump.

Presidenti i SHBA demonstroi para mbare botes se civilizuar se forca e paqes dhe e diplomacise eshte e pathyeshme kur udhehiqet nga besimi i vendosur dhe veprimi i guximshem.

Ne emer të Partise Demokratike pershendes SHBA dhe presidentin Trump per kete arritje te permasave globale, me vlera themelore per zhvillimet nderkombetare boterore.

Partia Demokratike dhe une jemi krenare dhe totalisht te perkushtuar ne aleancen e vlerave atlantike dhe partneritetin strategjik me SHBA nen lidershipin e presidentit Trump, si partneritet jetik dhe i pazevendesueshem per ndertimin e nje bote me te sigurte, ne paqe, te lire dhe demokratike.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 23:07

 Prej 7 ditësh Agim Kajmaku, ish-kryetar i bashkisë së Vorës është në kërkim nga policia, ndërsa avokati i tij, Isuf Shehu deklaroi në emisionin 'Pa Protokoll' se klienti i tij nuk ka ndërmend që të dorëz

Postuar: 15/11/2019 - 22:22

Ish ministri Ditmir Bushati është duke kryesuar misionin vëshgues të OSBE në zgjedhjet parlamenta

Postuar: 15/11/2019 - 22:01

Kryetarja e Bashkisë Shkodër në detyrë,  Voltana Ademi e ftuar në emisionin “Pa protok

Postuar: 15/11/2019 - 21:59

Arta Vorpsi, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit,

Postuar: 15/11/2019 - 21:48

Kryetarja e Bashkisë së Shkodërës në detyrë Voltana Ademi e ftuar në emisionin 'Pa Protokoll&

Postuar: 15/11/2019 - 21:14

Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje Ilir Metën, në debatin që po zhvillohet për emërimet në G

Postuar: 15/11/2019 - 21:02

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë shumë të fortë teksa po fliste të premtën para gazetar