BREAKING NEWS

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë
x
BREAKING NEWS

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një
x
BREAKING NEWS

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt
x
BREAKING NEWS

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga çështja e inceneratorit

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga
x
BREAKING NEWS

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja
x
BREAKING NEWS

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues
x
BREAKING NEWS

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës së fundit

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës
x

Politike

Takimi Vuçiç-Kurti në Ohër, reagon Lulzim Basha

Takimi Vuçiç-Kurti në Ohër, reagon Lulzim Basha

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar diskutimet për marrëveshjen Kosovë-Serbi mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit, gjatë ditës së djeshme në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Basha shkruan në një status në rrjetet sociale se Kurti ka treguar se është në “tryezë me konstruktivitet dhe vullnetin për të nënshkruar një marrëveshje”, por shpreh keqardhjen që kjo marrëveshje nuk është firmosur nga Vuçiç.

Reagimi i plotë: 

Një hap i rëndësishëm u hodh sot në Ohër nga Kosova dhe Serbia në rrugën e bashkëpunimit dhe integrimit europian. Kosova nën lidershipin e Albin Kurtit tregoi dhe njëherë se është në tryezë me konstruktivitet dhe vullnetin për të nënshkruar një marrëveshje që i shërben Kosovës por gjithashtu rajonit dhe vetë Serbisë për të hapur një faqe të re paqeje dhe stabiliteti. Keqardhje që Serbia sërish nuk pranoi të nënshkruajë këtë marrevëshje çka do të tregonte përmasën e plotë të përkushtimit për një kapitull të ri të marrëdhënieve të saj me Kosovën dhe BE.

Mirënjohje për BE, Josep Borrell, Miroslav Lajcak për SHBA dhe Gabriel Escobar për përpjekjet titanike për të arritur deri te ky moment. Le të shpresojmë se një dritë e re po çel për Kosovën, Serbinë dhe gjithë rajonin tonë.