BREAKING NEWS

70-vjeçari Hidhet nga 40 m lartësi në Gjirokastër (EMRI)

x

Politike

"Tallje për shqiptarët", Gazment Bardhi flet për 'hetimin' që po i bëhet Ilir Metës

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ka dalë në "mbrojtje" presidentit Ilir Meta, duke e cilësuar vendimin e tij për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit si kushtetues. Duke u ndalur tek Komisioni Hetimor, i ngritur më shkarkimin e Metës, Bardhi e etiketoi si një "tallje për shqiptarët".

"Komisioni Hetimor për Metën një tallje dhe harxhim kohe për shqiptarët. Nuk ka shkelur kushtetutën. Meta ka vepruar në cilësinë e tij si kryetar shteti, si përfaqësues i unitetit të popullit dhe si garant i vetëm institucional. Si jurist, mendoj se ka ushtruar në mënyrë korrekte kompetencat e tij", tha Bardhi në Report Tv.