Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Tani presim ndonjë video”/ Vasili: Policia që i vjedh provimin vetes do të luftojë vjedhësit?

Postuar: 17/11/2018 - 18:44

“Policia e Shtetit është sot vërtet e rënë shumë poshtë”, shprehet kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Në një postim në Facebook, Vasili thotë se “opinioni di sot që edhe një testim, provim apo mashtrim t’i themi më mirë, për të zgjedhur komisarët e policisë u anulua se u manipulua”.

“Komedi e madhe. Edhe u certifikua, edhe u miratua, edhe u aprovua edhe më në fund edhe u anulua. Duhet të ishte modeli i bërjes së një testimi, shembull për të gjithë dhe u shndërrua në një praktikë manipulimi ordiner nga më të shëmtuarit. Këtyre që vjedhin edhe provimin e tyre duhet t’u besojmë se i luftojnë hajdutët, krimin dhe trafikantët. A i luftojnë dot hajdutët, hajdutët??? Absolutisht që jo, thjesht i mbajnë e ndihmojnë njëri-tjetrin. Siç është kryeministri është edhe policia. Tani presim ndonjë video idiote të kryeministrit që të na shpjegojë e të na bindë se hajdutllëku është shumë i mirë dhe i dobishëm sepse kur e bën ai vetë dhe qeveria, pse mos ta bëjë edhe policia. Duhet vënë kuja për këtë polici”, shkruan Vasili në rrjetin social.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2018 - 00:58

Sot ishte dita e 8 të protestës, ndërsa studentët kanë paralajmëruar se do të vijojnë sërish nesër dhe në ditët e ardhshme, deri në plotësimin e atyre 8 pikave që kanë kërkuar edhe zyrtarisht.

Postuar: 12/12/2018 - 00:49

 Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, është shprehur gjatë një komunikimi me e

Postuar: 12/12/2018 - 00:33

 I ftuar në emisionin Top Show kryeministri Edi Rama po përballet me studentët për të dialog

Postuar: 12/12/2018 - 00:25

Në diskutimin live në studion e emisionit “Top Show”, kryeministri Edi Rama sqaroi di

Postuar: 12/12/2018 - 00:17

Një ndër problematikat më të mëdha që kryeministri Rama ka renditur për universitetet, ka qenë çë

Postuar: 12/12/2018 - 00:14

 Një studente ka marrë fjalën të martën në studion e emisionit “Opinion” në Tv K

Postuar: 11/12/2018 - 23:43

Akuza të shumta kanë vërshuar në rrjetet sociale për disa nga studentët që janë në studion e emis