BREAKING NEWS

MSH: Ndërrojnë jetë 2 pacientë në spitalin Infektiv nga koronavirusi

MSH: Ndërrojnë jetë 2 pacientë në spitalin Infektiv
x

Politike

Taulant Balla akuza dhëndrit të Sali Berishës për abuzime me ndërtimin e një kompleksi, reagon Jamarbër Malltezi

Taulant Balla akuza dhëndrit të Sali Berishës për abuzime me

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi ditën e djeshme pas publikimit në media të lajmit se dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha po ndërton një kompleks pallatesh me vlerë 20 milionë euro. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, numri dy i PS, u shpreh se në vitin 2012 kompleksi “Partizani” u privatizua nga Sali Berisha, duke shtuar se e ka denoncuar edhe më herët këtë akt siç e quan ai korruptive. Sipas Ballës, drejtësia e re duhet ta hetojë plotësisht pasurinë e tij. “Me 35 mijë lekë familja e Sali Berishës merr 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë Eurosh, shtatë vite pasi qeveria e Sali Berishës i “falte” fushat e futbollit të kompleksit “Partizani” në qendër të Tiranës. Kush mendon se akuzat për korrupsion gjatë kohës në opozitë i kam patur vetëm pjesë të retorikës politike, e ka shumë gabim. E vërteta vonon, por nuk harron! Drejtësia e re duhet ta hetojë plotësisht! Në vitin 2012 qeveria e Sali Berishës privatizonte kompleksin “Partizani” tek disa persona të përfaqësuar nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. E kam denoncuar këtë akt të rëndë korruptiv në atë kohë për shumë ditë me radhë, duke publikuar të gjithë dokumentacionin. Madje mu desh të përballem me salinjtë edhe në gjykatë për këtë dosje korruptive”, tha Balla. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi. Përmes një reagimi në rrjetin social, Malltezi ironizoi Ballën, duke deklaruar se SPAK të vijë të hetojë investimin e parave private në tokë private, pasi me tenderat nuk ndodh asgjë. Ai më tej thotë se modeli i tualetit që nuk po heton SPAK është të përlash tendera dhe të ndash fitimet dhe udhëtimet charter me trafikant droge. “Ftoj SPAK të hetojë investimin e parave private në tokë private se me hetimin e 15 milionë euro para publike për tualetin aha. Modeli i tualetit nuk është të investosh para private në pronën tënde, por të përlash tendera dhe të ndash fitimet dhe udhëtime charter me trafikantë droge, ndaj i duken demode të tjerat”, u shpreh Malltezi.