BREAKING NEWS

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër
x

Politike

Taulant Balla e thotë me bindje dhe thumbon demokratët: Ja sa mandate do marrë PS në zgjedhjet e 25 prillit

Taulant Balla e thotë me bindje dhe thumbon demokratët: Ja sa mandate

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur i bindur se Ps do të marrë 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.
Gjithashtu ai sulmoi edhe PD-në, ku tha se demokratët e thjeshtë ndihen të fyer, pasi vota e tyre po shkon për fatet politike të Agron Dukës, Fatmir Mediu, Nard Ndokës dhe aleatëve të tjerë të PD.

“Të premten e parë pas 25 Prillit unë do të vij këtu tek studio e “Javës në RTSH” dhe do ta ballafaqojmë rezultatin. Partia Socialiste do të ketë të paktën 74 mandate për të qeverisur vendin. Ajo që po ndodh në krahun opozitar, nuk i bën mirë vetë Partisë Demorkatike. Demokratët e thjeshtë ndihen sot të fyer sesi vota që ata japin lidhet me fatin politik të Gonit, Nardit, Fatmirit etj. Ky lloj “Dushku” nuk duhet të përsëritet. Një subjekt politik në vitin 2013 që u zhduk pas zgjedhjeve kërkonte të hyntë në listat e PS dhe ne ishim të qartë që askush nuk mund të hyjë brenda listës së socialistëve” – tha Taulant Balla në studion e “Java në RTSH”.