BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Politike

Taulant Balla: Eksperiencat e fituara t’i vëmë në zbatim në qarqe të tjera, është e rëndësishme të çojmë përpara punët e nisura

Taulant Balla: Eksperiencat e fituara t’i vëmë në zbatim

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dje ishte i pranishëm në Elbasan së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri në kuadër të turit prezantues për drejtuesit politikë të qarqeve. Balla falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në fitoren e Partisë Socialiste. Ai u shpreh se ndryshimi që kryeministri Edi Rama bëri është një ndryshim i mirë pasi do të vendosen në zbatim të gjitha eksperiencat për të mirën e vendit. Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PS, është e rëndësishme që së bashku me Gjiknurin të vijojnë përpara punët e nisura në qarkun e Elbasanit. “Dua t’ju falënderoj të gjithëve për punën që keni bërë. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka menduar që ne duhet të bëjmë një ndryshim dhe nuk e shoh si një gjë të gabuar, por përkundrazi një gjë shumë të mirë në mënyrë që eksperiencat e fituara t’i vëmë në zbatim në qarqe të tjera. Të gjitha fitoret janë kontribut i punës së të gjithëve ne. Është shumë e rëndësishme që bashkë me Damianin të çojmë përpara punët e nisura. Në Elbasan, dhe jo vetëm, duhet që në zgjedhjet e ardhshme të maksimizojmë rezultatin”, tha Balla. Po ashtu foli edhe Gjiknuri, i cili si drejtues Politik i Qarkut të Elbasanit, deklaroi se do të vijojë fryma e bashkëpunimit së bashku me Ballën për të vijuar punën. Sipas tij, duhet punuar shumë që premtimet, të cilat janë dhënë në Elbasan të mbahen. “Elbasani është një qark që e njoh, sepse këtu jam zgjedhur deputet për herë të parë. Një pjesë e origjinës familjare vjen nga ky qytet, gjë që më bën të ndjehem mirë. Taulanti është një njeri që ka punuar shumë për Partinë Socialiste, mirëpo për të vijuar më tej duhet frymë bashkëpunimi mes gjithsecilit prej nesh. Elbasani ka pasur një rezultat fantastik këtë fushatë. Duhet të punojmë së bashku në mënyrë që premtimet që janë dhënë për Elbasanin të realizohen”, tha Gjiknuri.

Më të lexuarat