Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Taulant Balla i kundërpërgjigjet Robert Ndrenikës: Për opozitën jeni mish për top

Postuar: 13/06/2018 - 16:00

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur kritikave të aktorit Robert Ndrenika, të bëra sot në mbledhjen e Komisionit të Edukimit.

Ndrenika kritikoi bojkotin e deputetëve socialistë në mbledhje, ku u diskutua për fatin e Teatrit Kombëtar, por sipas Ballës, mbledhja ishte thirrur në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Ai thotë se PS nuk bojkoton Kuvendin, ndërsa paralajmëron aktorët se po përdoren mish për top nga opozita, në kauzën e tyre për mbrojtjen e godinës së teatrit.

Reagimi i Taulant Ballës:

I nderuar artist i madh Robert Ndrenika,

Dëgjova nga mediat se ishit ankuar për mungesën e deputetëve të Grupit tim Parlamentar në nje mbledhje private të Kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, e thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Asnjë deputet i Grupit Parlamentar Socialist nuk bojkoton Kuvendin apo komisionet. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik e kishte përcaktuar mbledhjen e radhës më datë 18 Qershor me vendim të Komisionit. Por për nevoja të skenaristit të Shqupit, që sot nuk kishin ndonjë lajm me babale, u munduan t’ju përdorin përsëri ju mish për top në teatrin e tyre të radhës.

Më beso i dashur Robert, nëse Ti beson se Albana Vokshi apo Lulzim Basha e kanë megjithë shpirt “luftën” për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert De Niro dhe Albana është Julia Roberts.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2018 - 23:24

Pas arrestimeve të dy ish-deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, ka patur shumë reagime.

Postuar: 21/10/2018 - 22:35

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me arrestimet e dy ish-deputetëve të Partisë So

Postuar: 21/10/2018 - 22:07

Partia Demokratike me anë të nënkryetarit, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me arrestimet e kryera

Postuar: 21/10/2018 - 21:17

Pas arrestimit ditën e sotme të ish Drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve Arben Çuko, ka reaguar

Postuar: 21/10/2018 - 20:33

Pas arrestimeve të bujshme që kanë tronditur Tiranën gjatë mbrëmjes së sotme, ka ardhur edhe reag

Postuar: 21/10/2018 - 20:17

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka është vënë në pranga mbrëmjen e sotme nga policia.

Postuar: 21/10/2018 - 20:11

I pari nga radhët e PD që ka komentuar arrestimin e ish-deputetëve Socialistë, Arben Cuko dhe Arb