BREAKING NEWS

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni zonat më të nxehta nga Covid-19

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni
x

Politike

Taulant Balla jep lajmin e mirë: Ky është një investim shumë i madh

Taulant Balla jep lajmin e mirë: Ky është një investim

Në Shushicë të Elbasanit është duke përfunduar faza e dytë e investimit në pritën lumore për mbrojtje nga lumi Shkumbin. Janë 18 prita lumore të cilat do te sigurojne mbrojtjen e 100 hektarëve tokë bujqësore dhe 150 hektarë pyje. 

Drejtuesi i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla, Kryetari i Bashkisë Gledin Llatja, Prefekti i Qarkut Klevis Xhoxhi, deputeti Arben Kamami inspektuan vijimin e punimeve.

Balla kërkoi nga bashkia të bëhet gati projekti dhe një investim i tillë të kryhet edhe në zonën e Labinotit Fushë.

“Ky është një investim shumë i madh. Për ne ka qenë një angazhim i përhershëm për ta mbrojtur këtë zonë nga lumi Shkumin, jo vetëm tokën bujqësore, por edhe pyjet. Këtu askush nuk investonte sepse investimi rrezikohej. Qëllimi është ta vazhdojnë këtë punë përgjatë gjithë pjesës së poshtme të Shkumbinit. Kemi edhe një kërkesë nga banorët e Labinotit, edhe aty nevojitet ndërhyrje. Me këto investime përfitojmë, jo vetëm sipërfaqe toke, por edhe vende pune e zhvillim. Shkumbini mbetet një lumë i paparashikueshëm” deklaroi Balla.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë Llatja nga ana tjetër theksoi se një investim i tillë do të kryhet edhe në zonën e Krastës, edhe aty një zonë e rrezikuar nga përmbytjet.

“Faza e parë përfshiu pritat lumore në fshatin Polis, tashmë puna po vazhdon në fshatin Shushicë. Janë 18 prita lumore, 100 ha tokë që mbrohen nga këto prita. Është një investim shumë i kërkuar nga banorët. Vjet përfunduam fazën e parë dhe tashmë jemi në fazën e dytë. Një fazë e tretë do të kërkohet në zonën e Krastës në një pritë rreth 1.7 km. Tashmë punimet janë në masën 80% dhe kanë dalë nga shtrati i lumit, pra reshjet e shiut nuk pengojnë vijimin e punimeve”, tha Llatja.