Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Taulant Balla jep lajmin e mirë nga Belshi: Përfundoi edhe ky projekt!

Postuar: 12/07/2019 - 15:24

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla shprehet se 150 nxënës në shkollën e fshatit Seferen të Belshit do të nisin fillimin e vitit të ri shkollor në një shkollë tërësisht të rikonstruktuar.

Numri dy  i Partisë Socialiste së bashku me deputetin Musa Ulqini dhe kryetarin e Bashkisë së Belshit, Arif Tafani inspektuan nga afër punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare.

Postimi i Ballës

Rikonstruktohet totalisht dhe me kushte bashkëkohore shkolla 9-vjeçare në fshatin Seferan të Belshit, e cila do t’i shërbejë 150 nxënësve të zonës.

Bashkë me deputetin Musa Ulqini dhe kryetarin e Bashkisë së Belshit, Arif Tafani inspektuam nga afër punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare në fshatin Seferan në Belsh.

Falë investimit të Qeverisë Shqiptare me vlerë 15 milionë lekë rikonstruksioni i kësaj shkolle do t’u shërbejë 150 nxënësve të kësaj zone.

Seferani është një prej 100 fshatrave të krijimit të modelit për të gjithë fshatrat e tjerë në të gjithë Shqipërinë. Dhe kur flasim për model, nuk bëhet fjalë vetëm për infrastrukturë, por të gjithë njësitë e shërbimit që duhet të plotësojë një zonë, dhe shkolla është një prej tyre.

Shkolla e Seferanit është një nga shkollat më me traditë në Bashkinë e Belshit. Ishte një shkollë e cila pothuajse kishte dalë jashtë çdo standardi dhe pas diskutimeve me Ministrinë e Arsimit u vendos që kjo shkollë të financohej.

Përmes një projekti shtesë me Komisionin Europian do të garantohet që në këtë shkollë energjia elektrike të jetë e rinovueshme përmes paneleve diellore, po ashtu në këtë projekt do të përfshihet rrethimi i godinës dhe të gjitha nevojat e tjera të saj.Ministria e Arsimit ka garantuar të gjithë bazën materiale e cila do të jetë gati menjëherë pas përfundimit të rikonstruksionit.

#BelshiQëDuam-- #Shqipëria----Që----Duam#EgjithëVëmendjaPërJu

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2019 - 23:20

Kryeministri bullgar Bojko Borisov kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Postuar: 17/10/2019 - 23:09

Vetoja e Francës bllokon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Postuar: 17/10/2019 - 22:57

Në prag të vendimit të KE për hapjen e negociatave, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi fajëson q

Postuar: 17/10/2019 - 22:56

Në orët në vijim Shqipëria do të mësojë zyrtarisht vendimin nëse do të hapen negociata me Bashkim

Postuar: 17/10/2019 - 22:46

Kreshnik Spahiu tha se Gent Cakaj duhet të japë dorëheqjen nëse Shqipërisë nuk i hapen nesër nego

Postuar: 17/10/2019 - 22:45

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se presidenti Macron  nuk mund të thotë “po&rdqu

Postuar: 17/10/2019 - 22:32

Presidenti i Komisionit Evropian në largim, Jean-Claude Juncker ka humbur sërish vetëkontrollin s