BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Politike

Taulant Balla mesazh të fortë Bashës dhe Kryemadhit

Taulant Balla mesazh të fortë Bashës dhe Kryemadhit

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se diskutimet për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore janë të mbyllura, pasi ato janë tashmë në Kushtetutë.

“Listat e hapura dhe koalicionet janë të mbyllura si diskutim për sa kohë janë në Kushtetutë. Koalicionet mund të ndërtohen nga një ose më shumë parti, të cilat janë të detyruara të garojnë në një listë të përbashkët.

Shqipëria ka numrin më të vogël të votave për një mandat. Në Kukës apo Gjirokastër duhet të marrësh 9000 vota, ndërsa në Tiranë 11 mijë vota për një mandat. Kushdo qytetar që ka mbështetjen e 11 mijë qytetarëve në Tiranë ai bëhet deputet.

Nëse nuk e ke mbështetjen e partisë, ti ke mbështetjen e qytetarëve dhe mund ta thyesh listën e partisë. Në PS nuk i bën kryetari i partisë listat. Nuk e di si bëhen në partitë e tjera, por në PS lista vjen pas disa propozimeve në kryesinë e partisë”, tha Balla në Open.