BREAKING NEWS

Përballet për herë të parë me zërat kritikë ndaj tij, zbulohen 2 lëvizjet e rëndësishme të Lulzim Bashës ditën e sotme

Përballet për herë të parë me zërat kritikë
x

Politike

Taulant Balla nuk e fsheh entuziazmin, përshëndet ‘live’ vendimin e PD-së: Në qoftë kështu! Është gjëja më e mirë

Taulant Balla nuk e fsheh entuziazmin, përshëndet ‘live’

Sekretari i përgjithshëm i PS Taulant Balla ka përshëndetur zhvillimet në kampin opozitar lidhur me deklaratat për kthimin në parlament të PD.

“Në qoftë kështu… Është gjëja më e mirë. E përshëndes nëse PD ka kuptuar që rruga e bojkotit dhe e largimit nga institucionet nuk të çon asgjëkundi përveçse në humbjen tjetër të radhës. Sot është miratuar tabela e rezultateve nga KQZ. Prej sot fillojnë numërohen ditët e afateve të ankimimit apo kontestimit. Mendoj që çdo parti politike, ankimet e veta t’i ndjekë në rrugë institucionale. Uroj që PD t’i rikthehet institucioneve. Të qenit jashtë parlamentit nga 26 shkurti i vitit 2019 dhe më pas dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore e nxori PD nga sistemi. Rikthimi i PD në sistem është një lajm i mirëpritur. Unë realisht e besoj dhe dua të nënvizoj atë që DASH tha që ne përshëndesim rezultatin e zgjedhjeve, vazhdojmë partneritetin e ngushtë strategjik me kryeministrin Rama, por përshëndesim edhe fushatën e PD.

PD bëri një fushatë të fortë. Ka rikuperuar në një pjesë të madhe të territorit nga diferenca e madhe e 2017-ës, por të mos harrojmë që këto janë limitet e PD.

Unë rezultatin e PD në Elbasan e kam parashikuar në kokë. Është i njëjti rezultat që PD ka marrë në vitin e vet më të mirë, në 2009. Pra 57 mijë vota ka marrë PD në vitin e vet më të mirë që ka qenë viti 2009. Natyrshëm që me këtë rezultat nuk mund të jepte më shumë se sa ka dhënë. Nëse PS e ka fituar një mandat në Elbasan me 11 mijë vota, PD e ka fituar një mandat në Elbasan me 9 mijë e pak vota”, deklaroi Balla për News24.

Më të lexuarat