BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Taulant Balla publikon artikullin e plotë dhe pyet Bashën: Me porosi të kujt u censurua kjo analiza e ‘The European’ me titull “Me porosi të rusëve?”

Taulant Balla publikon artikullin e plotë dhe pyet Bashën: Me porosi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se media e debatit politik në Gjermani mbi çështjet europiane “THE EUROPEAN” ka publikuar prej ditës së djeshme një artikull sa investigativ, aq edhe analizë politike mbi ndikimin rus, të gazetarit Malte Biss, titulluar “Me porosi të rusëve?”.Sipas Ballës, në këtë shkrim janë publikuar të dhëna të reja, përveç fakteve të bëra publike nga revista “Mother Jones”, “New York Times” etj., lidhur me përfshirjen e disa shtetasve rusë në burimin e financimit të 675 mijë dollarëve për interes të Partisë Demokratike shqiptare dhe kryetarit të saj Lulëzim Basha.

Gjithashtu Balla ngre pyetjen: Me porosi të kujt u censurua kjo analizë dhe ky shkrim i kësaj media?

Postimi i plotë:

Media e debatit politik në Gjermani mbi çështjet europiane “THE EUROPEAN” ka publikuar prej dje një artikull sa investigativ, aq edhe analizë politike mbi ndikimin rus, të gazetarit Malte Biss, titulluar “Me porosi të rusëve?”

Në këtë shkrim janë publikuar të dhëna të reja, përveç fakteve të bëra publike nga revista “Mother Jones”, “New York Times” etj., lidhur me përfshirjen e disa shtetasve rusë në burimin e financimit të 675 mijë dollarëve për interes të Partisë Demokratike shqiptare dhe kryetarit të saj Lulezim Basha.

THE EUROPEAN konstaton se “…opozita shqiptare, që donte të pengonte me çdo kusht hyrjen e Shqipërisë në BE – dhe ishte gatshme të paguante koston për punën e Muzinit. Sipas dokumenteve të autoriteteve amerikane të FARA, Muzin do të merrte 675.000 EUR për angazhimin e tij tremujor. Këto të dhëna vijnë nga ai vetë. Shuma e këtij honorari dhe burimi i parave e kanë vënë në vështirësi dhënësin e porosisë: Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, e ka nënshkruar kontratën me Muzin-in”.

Media gjermane i është rikthyer edhe një herë investigimit të burimit të parave, plot 675 mijë euro për Lulzim Bashën.

“Por nga është burimi i parave për Muzin-in?

Sipas dokumenteve: Muzin konfirmon vetë kundrejt autoriteteve amerikane të FARA pagesën e parave. Si dhënës porosie shfaqet në një njoftim të mëvonshëm të FARA një ndërmarrje, që e ndan kutinë e saj postare në St. Vincent Street në Edinburgh të Skocisë me 1200 kompani të tjera: Biniatt Trade LP. Gjurmët e Biniatta Trade të çojnë një herë nëpër botë: nga Skocia në Belizën amerikano-jugore – dhe nga aty në Rusi. Edhe pse ka degëzime në të gjithë botën, kjo firmë ka më pak para se çdo Start-up i vogël: sipas regjistrit tregtar britanik Biniatt Trade zotëron një kapital kompanie pre 100 paund britanik. Ajo që u zbulua nga revista amerikane “Mother Jones“ në mes të këtij viti e vuri PD dhe liderin e saj të opozitës, Lulzim Basha, përsëri në vështirësi argumentuese. Sepse mbas Biniatt Trade fshihet një rrjet i ndërthurur i firmave – në fundin e të cilave qëndrojnë shumë biznesmenë të suksesshëm nga Rusia. Njëri prej tyre është Evgeny Sheremetyev”.

Kjo çështje është në hetim nga Prokuroria e Tiranës dhe sapo të ngrihet SPAK duhet të hetohet prej tyre, siç përcaktohet me ndryshimet e reja ligjore që burojnë nga Reforma në Drejtësi. Prandaj nuk dua të ribëj deklarata për fajësinë e personave nën hetim, edhe pse dihet kush e ka “mizën nën kësulë”. Uroj mos t’i mbetet vetëm Arben Ristanit faji në këtë rast.

Sot kam një pyetje për mediat shqiptare që nuk e publikuan këtë analizë “Me porosi të rusëve”.

Me porosi të kujt u censurua kjo analizë dhe ky shkrim i kësaj media?

Nuk pres që Lulzim Basha të reagojë, sa kohë u lutet mediave të mos ta publikojnë këtë shkrim të medias gjermane.

 

Më të lexuarat