
Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Qershor 2023

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se Taulant Balla ka qenë kallëzuesi për aferën e klanit Berisha dhe është thirrur si person që ka dijeni. Është një hetim që ka nisur nga SPAK dhe për të janë thirrur një sërë personash që kanë dijeni për të dhënë dëshminë e tyre. Ka qenë Prokurorja Enkelejda Minollaj ajo që është marrë me këtë çështje. Balla është paraqitur sot i vetëm, pa avokat.
Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme dhe po e heton për pastrim parash. Më herët, ka qenë në SPAK ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ai është thirrur si person qe ka dijeni për rrethanat e hetimit për dosjen e kompleksit ‘Partizani’ dhe për rolin e tij si ministër i Mbrojtjes gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës, kohë kur u privatizua edhe ish-kompleksi 'Partizani', e ndësa pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.
Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, m’u në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa që është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë, por është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë. Klubi sportiv "Partizani" ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë 17 kulla në Rrugën "Frosina Plaku", tek ish Fusha e Aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, që në fund u pagua vetëm 14.000 euro. E gjithë dosja për privatizimin e “Kompleksit sportiv Partizani” ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë.
Më të lexuarat


Dalin shifrat, ja pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e Kukësit

Zgjedhjet në Kukës, mbyllet procesi i votimit

Sali Berisha publikon pamjet e luftimeve në veri të Kosovës: Dënoj me ashpërsinë më të madhe lojën kriminale të Beogradit

KQZ nxjerr shifrat, ja pjesëmarrja në votimet e Kukësit deri në orën 18:00

Zgjedhjet në Kukës, ja sa është pjesëmarrja e votuesve deri në orën 17:00

Sulmi i armatosur në Veri, reagon Shpëtim Idrizi: Institucionet shqiptare të jenë në mbështetje të Kosovës, presidenti të kërkojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Zgjedhjet në Kukës, ja sa është pjesëmarrja e votuesve deri në orën 16:00

Zgjedhjet e pjesshme, Celibashi zbarkon në Kukës

"Më erdhën informacione për veprimet që bënte"/ A ke kontakte me bashkëshorten e Gjicit? Alma Kaçi habit me përgjigjen: Ishte hera e dytë që...

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës, ja si paraqitet pjesëmarrja e deritanishme e votuesve
