Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Taulant Balla uron Fatos Nanon për ditëlindje: Udhëheqës historik, nën drejtimin e tij u formësua e majta moderne

Taulant Balla uron Fatos Nanon për ditëlindje: Udhëheqës

Pas kryeministrit Edi Rama edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar liderin historik të të majtëve Fatos Nano për ditëlindjen. Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Balla theksoi se nën drejtimin e Nanos u formësua e majta moderne socialdemokrate, ndërsa e cilësoi ish-kryeministrin si një udhëheqës historik të PS, por edhe shtetit. Sipas tij, falë inteligjencës së pashoqe dhe klasit të menaxhimit, zoti Nano kaloi me suksese shumë periudha të vështira duke filluar nga ‘97, ‘98 apo deri tek ngjarjet e rënda të vitit ‘96 kur u dhunua opozita e kohës nga regjimi i Berishës dhe lufta e Kosovës në vitin 1999. “Urimet më të mira për ditëlindjen udhëheqësit tonë historik Fatos Nanos. Nën drejtimin e tij u formësua e majta moderne socialdemokrate dhe progresiste, duke spikatur kontributi i PS në momente të vështira e delikate që do të kalonte Shqipëria në ngjarje me ngarkesë të madhe politike: si refuzimi i tentativës për uzurpimin e demokracisë nga diktatura berishiane me projekt-Kushtetutën e vitit 1994, zgjedhjet e vjedhura të 26 Majit 1996 dhe dhunimi masiv i opozitës, kriza e piramidave në 1997, kolapsi total dhe përgjegjësia jonë për rivendosjen e shtetit, miratimi i Kushtetutës në 1998, kontributi i pazëvendësueshëm në luftën e Kosovës në 1999, hapat e rëndësishëm dhe historikë drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian”, shkruan deputeti dhe kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Kujtojmë që nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste edhe Gramoz Ruçi në fjalën e mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste në 19 mars të vitit 2016 përmendi shumë emra që kanë dhënë kontribut në këtë parti gjatë më shumë 25 vitesh, ndërsa veçoi prej tyre Fatos Nanon. “Dy persona nuk mund të harrohen, i cili me mendje dhe me zemër ka qenë dhe do të jetë gjithmonë mes nesh, jetë të gjatë të dashurit tonë Dritëro Agolli. Faleminderit, atij që dha gjithçka për rritjen, forcimin, përballimin e vështirësive të lindjes dhe rritjes, që bëri 4 vjet burg për të vetmin faj që kishte bërë se ishte kryetari jonë, të atij që edhe me aktin e fundit të dorëheqjes në 2005 dhe leksionin e fundit të demokracisë, Fatos Nanos. Ju drejtohem të gjithëve juve që drejtuat këto vite, PS është shtëpia juaj, ju thërret dhe ju kërkon ta falni edhe kur ka gabuar, përvoja juaj është jetike në çdo kohë për të përmbushur shpresat për një Shqipëri më të integruar në BE”, tha Ruçi asokohe.

Më të lexuarat