BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Politike

Taulant Muka nxjerr studimin e rëndësishëm që hedh poshtë vendimin e kryeministrit Rama

Taulant Muka nxjerr studimin e rëndësishëm që hedh

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e djeshme bëri edhe njoftimi e zakonshëm për rregullat e fundjavës për shkak të koronavirusit.

Në statusin e tij, kreu i qeverisë u shpreh thjesht se gjithçka do të vijonte si javën e shkuar duke lënë të paqartë qytetarët.

Për epidemiologun Taulant Muka të gjitha studimet tregojnë se izolimi i një qyteti apo shteti nuk ka patur asnjë efekt në uljen e transmetimit të infeksionit. Ai shprehet se ku e gjen komiteti teknik dhe kryeministri Rama të dhënën shkencore që të ndalojë lëvizjen e qytetarëve ditën e diele.

“Te gjitha studimet po tregojne se izolimi (arresti) i nje qyteti/shteti nuk ka patur pothuajse asnje efekt ne uljen e transmetimin e infeksionit (ose efekt shume te vogel). Kete rezultat e konfirmon dhe nje studim me 20 vende te Evropes , UK dhe USA qe po nderrmarim me universitetet Zviceriane. Ku e gjen komiteti teknik dhe KM te dhenen shkencore te ndalimit te levizjes se qytetareve diten e djele?!”, shkruan Taulant Muka.