BREAKING NEWS

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë në aksin Sauk-Teg, policia përballet me atë që nuk pritej (VIDEO)

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë
x

Politike

Koronavirusi/ Presidenti Meta publikon fotot dhe ndan momentin emocionues: Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme të mira!

Koronavirusi/ Presidenti Meta publikon fotot dhe ndan momentin emocionues:

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka përshëndetur gatishmërinë e mjekëve që kanë dalë në pension, për t’iu bashkuar stafeve mjekësore pas thirrjes që lëshoi qeveria shqiptare në kuadër të luftës kundër koronavirusit.

Nisur nga rasti i një mjekeje nga Peqini që i është bashkuar stafit mjekësor dhe dje ka pritur ardhjen në jetë të një bebi të shëndetshëm, Presidenti shkruan se në këtë periudhë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme të mira.

“Mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, ndonëse prej vitesh e ka mbushur moshën e pensionit, vazhdon të shërbejë me shumë profesionalizëm, përkushtim dhe pasion në spitalin e Peqinit, duke u kthyer në shembull të jashtëzakonshëm frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve dhe infermierëve.

Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë shëndetësinë shqiptare për shkak të situatës së pandemisë #COVID19, mjekja e nderuar dje në mbrëmje ka dalë në punë, dhe së bashku me stafin e mrekullueshëm të mjekëve të Peqinit, ka asistuar për lindjen e shëndetshme të një bebi shumë të bukur!

Duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet foshnjës së sapolindur, ndaj me prindërit gëzimin për lindjen e djalit të tyre në këto momente shumë të lumtura e të veçanta për ta.

Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme kaq të mira!

Mirënjohje dhe falenderim të thellë për mjeken e nderuar Burbuqe Ajazi!”, shkruan Presidenti Ilir Meta.

Më të lexuarat