BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Të bashkohemi përballë kësaj të keqe të madhe përndryshe...”/ Ish deputetja kujton masakrën e ndodhur në rrugët e Tiranës

“Të bashkohemi përballë kësaj të keqe të

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, kujton masakrën e 75 viteve më parë, në rrugët e Tiranës. Tabaku shkruan në “Facebook” se “Masakra e 12 nëntorit 1944 ishte preludi i një historie të gjatë dhe të dhimbshme ku të ashtuquajturit heronj do të vrisnin, skllavëronin dhe shkatërronin një shoqëri për ta shndërruar në vendin më të prapambetur dhe të izoluar”.

Postimi i Tabakut:

Shqipëria e sotme si ajo 75 viteve me parë!

Më 12 nëntor 1944 rrugët e Tiranës dëgjuan krismat e armëve të vrasësve që kurrsesi nuk mund të jenë heronj. Nën urdhërat e Enver Hoxhës komandantët e çetave nisën eleminimin fizik të intelektualëve të kryeqytetit të cilët nuk kishin kryer asnjë veprim karshi shqiptarëve përpos kishin shprehur mendimin e tyre kundër komunizmit. Figura të nderuara që edhe në vitet e pushtimit fashist kishin mundur të shkruanin për demokracinë dhe kombin u vranë në mes të natës nga kriminelët që do të sundonin Shqipërinë për 5 dekada me radhë.

Intelektualë si Ismail Agë Petrela, Musine dhe Muntaz Kokalari, Nebil Çika, Reshat Stërmasi, Muharrem Lleshi, Rifat Tërshana, Lluka Xhumari, Ali Panariti e të tjerë do të ishin viktimat e para të atyre që nuk erdhën si çlirimtarë por si pushtues. Shtatë dekada e gjysëm pas kësaj dite duket se errësira e atyre ditëve ka kapluar edhe një herë vendin.

Glorifikuesit e kriminelëve që vrisnin në rrugica intelektualët po shtypin mundin dhe djersën e këtij populli duke kthyer në normë padrejtësinë.

Masakra e 12 nëntorit ishte preludi i një historie të gjatë dhe të dhimbshme ku të ashtuquajturit heronj do të vrisnin, skllavëronin dhe shkatërronin një shoqëri për ta shndërruar në vendin më të prapambetur dhe të izoluar. Sot, zonjat dhe zotërinjtë e vrarë nga ky terror janë në harresë. Ata që kanë ngritur në piedestal tagutët monistë janë duke shkatërruar edhe një herë liritë, pronën dhe jetën e shqiptarëve.

Skena si ato të sotmet që u panë në mëngjes në Tiranë, ku qeveria urdhëroi prishjen e shtëpive në emër të makutërisë për parà dhe ushtruan dhunë karshi atyre që kërkonin drejtësi dhe zbatim të ligjit. Pa respektuar asnjë normël ligjore por vetëm forcën e dhunës dhe etjes për parà dhe pushtet u sulmuan fëmijë, të moshuar, gra dhe qytetarë që nuk kishin asgjë më shumë se letrat e shtëpisë së tyre në dorë.

Opozita është sot në krahun e këtyre qytetarëve, pasi besojmë se një qeveri oligarkësh nuk mund të mendojë për qytetarët. Ne jemi në krahun e tyre, siç ishim në krahun e banorëve tek bregu lumit shtëpitë e të cilëve u shkatërruan 9 muaj më parë dhe siç jemi në krah të protestuesve tek Teatri Kombëtar. Natyrisht që ne sot u ofrojmë atyre qëndresën e përbashkët dhe jo armë, pasi besojmë se ata që pushtetin e morën me krimin e armë do të qeverisin me një të tillë siç edhe kjo ditë e dëshmon.

Unë besoj që numrat e shqiptarëve janë më shumë se armët dhe dhuna e qeverisë. Prandaj, nuk na mbetet vetëm se të bashkohemi përballë kësaj të keqe të madhe përndryshe perdja e errët e totalitarizmit do të na rrethojë për të na izoluar sërish; armiq të jashtëm dhe të brendshëm, diktat dhe krime. Ata që qeverisën për 5 dekada diktaturë qenë disa oligarkë, pasi në thelb komunizmi është diktatura e të paktëve ndaj shumicës.

 

  • foto galeri

Më të lexuarat