BREAKING NEWS

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)
x

Politike

'Të bëhet pastrimi në kohë rekord', Rama i jep urdhrin e prerë ministres Xhaçka

'Të bëhet pastrimi në kohë rekord', Rama i jep

Kryeministri Rama ka qenë ditën e sotme në Shijak sëbashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ministrin Arben Ahmetaj ku ka inspektuar zonën e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit ndërkohë që ka nisur edhe operacioni i pastrimit të inerteve në sheshet e rindërtimit me mbështetjen e ushtrisë.

Gjatë inspektimit sëbashku me kryeministrin, Ahemtaj ka njoftuar se për zonën e Shijakut do të fillohet me procesin në terren në fund të qershorit.

Ndërsa kryeministri Rama ka kërkuar nga ministrja Xhaçka që të kryhet pastrimi i inerteve në kohë rekord.

“Duhen mbledhur të gjithë forcat për ta bërë pastrimin në një kohë rekord. Është një volum gjigant por ne do ta mbështesim Ministrinë e Mbrojtjes në këtë proces dhe do të fillojmë pastaj me kantieret. Për fat të mirë jemi akoma në kohë edhe pse nuk e kishim në favor këtë periudhë.  E kemi thënë  që në fillim që do të mbështesim të gjithë vetëm duhet durimi”, tha kryeministri.

Ndërkohë në zonën e Shijakut janë shembur gjithsej 16 pallate të cilat u bënë të pabanueshme pas tërmetit.