BREAKING NEWS

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla paralajmëron foton që do dalë për Lulzim Bashën dhe do shkaktojë ‘tërmet’ në politikën shqiptare

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla
x

Politike

Të gjithë në ankth nga planet e Bashës, nga Berisha te aleatët, në bazë plasin përplasjet mes njerëzve të ish-kryeministrit dhe liderit demokrat

Të gjithë në ankth nga planet e Bashës, nga Berisha te

Ndonëse ditët kalojnë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e ka vendosur ende se si do të hyjë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, duke futur në ankth ish-kryeministrin Sali Berisha dhe aleatët e tij tradicionalë. Vetë aleatët e Bashës si Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë ndezur motorët e fushatës zgjedhore, duke nisur takimet me bazën e tyre. Ndërkohë që i vetmi që nuk ka hedhur asnjë hapë është kryedemokrati dhe PD e drejtuar prej tij. Kjo e fundit është në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, por ndryshe nga partitë e tjera që përbëjnë kampin opozitar, nuk është parë në bazë, vendim ky që ka shkaktuar shumë ankth në radhët e aleatëve të Bashës. Mirëpo, heshtja e Bashës, ka bërë që aleatët e Partisë Demokratike të shtojnë presionet ndaj liderit demokrat sa i takon strategjisë se si do të hyjnë në zgjedhjet e 25 prillit. Po ashtu, mësohet se ata duan të dinë se si do të hyjnë në zgjedhje, pra se me sa lista do të dalë opozita, pasi ende Basha nuk është prononcuar dhe nuk e ka vendosur çfarë do të ndodhë. Ndërkohë, heshtja e Bashës duket se ka trembur dhe ka futur në ankth edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili nuk e di ende nëse do të jetë apo jo në listën, ndonëse ai nuk e ka fshehur dëshirën për të qenë sërish deputet. Mësohet se Berisha po lëviz të gjithë gurët për të mos ngelur jashtë listës së PD sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Madje, mësohet se kjo “trembje” Berishës i është shtuar pas disa deklaratave të bëra nga Genc Ruli, i cili është shprehur qartë dhe me zë se ka ardhur koha që Berisha të pensionohet politikisht.

Në bazë përplasje mes njerëzve të Berishës dhe Bashës

Por vendosmëria e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të lënë jashtë listave shumë emra ish-deputetësh, sikundër janë ata që njihen si mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka shkaktuar edhe përplasje në bazë. Gazeta ka mësuar se krerët e PD në rrethe, të cilët janë mbështetës të Bashës, kanë nisur një ofensivë të fortë kundër mbështetësve të Berishës. Mësohet se vartësit e liderit demokrat, kanë nisur t’i mbyllin dyert e partisë për mbështetësit e Berishës, pasi në krye të fushatës në nivel zonash kanë vendosur njerëz të Bashës. Por kjo strategji ka tensionuar situatën, duke sjellë kështu edhe përplasje të forta në bazën demokrate. Kujtojmë që kur erdhi në krye të PD, Lulzim Basha nisi një reformë të thellë, duke përjashtuar dhe larguar nga partia pjesën më të madhe të themeluesve, si dhe zërat kritikë. Kulmi i përjashtimeve ndodhi para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 dhe pas paktit të 17 majit “Rama-Basha” të 3 viteve më parë, ku në mënyrë të beftë kryedemokrati Basha la jashtë shumë figura të spikatura si ish-nënkryetaren e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli apo ish-nënkryetarin e PD, Astrit Patozi. Ndërkohë që gazeta ka mësuar se Basha ka vendosur të bëjë revolucion edhe më të thellë në radhët e demokratëve, ku pritet të spastrojë listën e kandidatëve për deputet, duke mos kandiduar shumë prej emrave aktualë. Një sinjal të kësaj natyre e dha pak javë më parë Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave në PD, i cili la jashtë shumë emra nga deputetët demokratë që njihen si mbështetës të Berishës. Madje, ky vendim ka sjellë edhe sherre të forta, ku një i tillë ka ndodhur këtë javë mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhit dhe ish-deputetit Endri Hasa. Mësohet se konflikti ka lindur pasi komisioni e skualifikoi Hasën nga rruga e tij e mëtejshme për kandidat për deputet. Për këtë arsye Hasa ka bërë përgjegjës Gaz Bardhin duke e akuzuar edhe më ashpër sesa doktor Halim Kosova dhe përdorur terma fyese ndaj Gazment Bardhit. Sidoqoftë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.