BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar
x
BREAKING NEWS

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin:
x
BREAKING NEWS

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit
x
BREAKING NEWS

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të
x
BREAKING NEWS

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe
x

Politike

"Të gjithë zyrtarët e shtetit shqiptar duhet të…", ish-aleati i Ramës del me thirrjen e fortë për skandalin "McGonigal"

"Të gjithë zyrtarët e shtetit shqiptar duhet

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka komentuar sot në studion e “Opinion” çështjen e arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjen e tij me kryeministrin Edi Rama.

Idrizi tha se do jetë drejtësia amerikane që do flasë, por se nga ana tjetër vetë opozita e ka bërë Edi Ramën të fuqishëm.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm sepse sa herë politika ka ndërhyrë me hamendësimet e saj shumë herë dhe duke gabuar nuk është se i ka bërë mirë drejtësisë. Në këtë rast kemi fatin e mirë që nuk kemi të bëjmë me drejtësinë shqiptare, por me atë amerikane. Nuk dua të bie në spekulime.

Disa gjëra më bëjnë përshtypje. Si për shembull që opozita vetë e ka bërë Edi Ramën një person shumë të fuqishëm, kontrollon Sorosin, DASH, FBI, dhe po bëjnë efektin e kundërt. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm.

Më bën përshtypje fakti se sa akoma ne jemi kompleksivë karshi të huajve. Mjafton vjen njëri që thotë jam i FBI dhe ne tani i hapim të gjitha dyert. Akoma më shumë që po lexoja dhe nga mediat e Kosovës, ku këto dy elementët që në një farë mënyre kanë përzier punët, të njëjtën gjë kanë bërë dhe në Kosovë, në përfitime materiale. Më bën përshtypje kompleksi që kemi nga të huajt.

E dyta që më bën përshtypje, padyshim për atë që do sqarohet shumë shpejt, një shtet serioz ka dhe një protokoll serioz. I kërkohet zyrtarit të FBI se duhet të tregosh udhëtimet etj, por kjo nuk ndodh me zyrtarët e shtetit shqiptar.

Ka një nonsens të madh në protokollin e shtetit shqiptar dhe rëndësinë që i japim. Në regjim protokollar duhet të jenë të gjitha figurat e shtetit shqiptar”, tha Idriz.

Ai tha se kryeministri është e nevojshme të japë raportin e vet në kuptimin me publikun, por qoftë dhe me opozitën, teksa komentoi dhe situatën e krijuar në parlament seancën e kaluar, kur maxhoranca hodhi poshtë kërkesën e opozitës për debatin për çështjen McGonigal.

“Për të qenë i sinqertë nuk mendoj se Rama i shmanget këtyre beteja, madje i ka me qejf. Ajo që më shqetëson është fakti që ne kemi humbur sensin për çfarë jemi në atë sallë. Jemi aty për të mirën publike, jo për të sharë dhe anatemuar njeri-tjetrin. Roli jonë në parlament është për interesin publik.

Indicia dhe shkelja është bërë në Amerikë, ne duke e ditur që drejtësia amerikane nuk varet nga politika, besoj që ata do ta zbardhin akoma më mirë për të kuptuar.
Padyshim që bashkohem me interesin e opozitës dhe atë publik për të kërkuar shpjegime”, tha kreu i PDIU.

Por sa e cenon maxhorancën kjo çështje para zgjedhjeve lokale?

“Të gjitha këto dhe kjo nuk është e vetmja, padyshim që e cenojnë maxhorancën, por ne këtu kemi një problem tjetër. Pjesa tjetër e ekuacionit, opozitën. Përçarja brenda PD-së është një moment jo i favorshëm për opozitën. ne nuk mund të fitojmë pse është Edi Rama i keq, nuk shoh akoma një strategji apo dhe një projekt qoftë dhe lokal se si mund të fitojmë. Sepse ne duhet të bëjmë diferencën. Do doja të shihja profilin e një urbanisti që të mos zihet me baltë me Erion Veliajn, por që jep ide si do ta bëjë”, tha Idrizi.

Më të lexuarat