BREAKING NEWS

Arrestimet në Tiranë e Jug të vendit, në pranga dhe burri i kandidates së PS për deputet/ Ardi Veliu në konferencë urgjente: Operacioni u shtri në disa qarqe, 6 muaj hetime, ja të arrestuarit!

Arrestimet në Tiranë e Jug të vendit, në pranga dhe burri i
x

Politike

Të hënën pritet të mblidhet Këshilli bashkiak, Bardh Spahia thirrje shkodranëve: Le të bëhemi të gjithë bashkë, nesër do të jetë vonë!

Të hënën pritet të mblidhet Këshilli bashkiak, Bardh

Ish deputeti i PD-së Bardh Spahia u ka bërë thirrje gjithë shkodranëve që të jenë të bashkuar për Shkodrën e të veprojnë tani, pasi nesër do të jetë shumë vonë.

Në një status në Facebook, ai u kërkon socialistëve, që ata të mos bëhen palë me krimin dhe as mbështetje për atë që është marrosur e nuk di se çfarë bën.

“Unë njoh shumë nga socialistët apo “antidemokratët” e ndershëm të qytetit tonë të përbashkët. Të gjithë ne i kemi shpesh komshi, në lagjet e rrugicat tona, e gjithmonë mbaj mend, se njëlloj reagonim bashkë kundër hajdutëve, krimit e kriminelëve, kundër të keqes në çdo formë të saj, sa herë ka tentuar të prekë “shtëpitë” tona.

E pra ky qytet dhe ky vend është yni, i njerëzve të ndershëm e punëtorë, me bindje pro njërit apo kundër tjetrit, por s’mund t’ia lemë në dorë krimit, as të qytetit tonë, e as atyre, që përmes krimit, në qytetin tonë e në mbarë Shqipërinë, duan me çdo kusht, të zgjasin pushtetin e të shtojnë pasurinë e tyre. “, shkroi ai.

Ai u kërkoi qytetarëve që të bëhen bashkë, për t’i dalë zot vendit ku janë rritur, e ku kanë kujtimet më të bukura.

“Le të bëhemi të gjithë bashkë kundër të keqes, që sot s’ka më asnjë ngjyrë politike. Nuk është më as rozë, as mavi, por thjesht e zezë, që i vërtitet vendit tonë për t’i marrë frymën, për t’i thithur gjakun, e cdo të mirë e burim jetësor. Sot është dita e koha, t’i dalim zot qytetit dhe vendit tonë, e të mos ia lemë të ardhmen e fëmijëve tanë, në dorë të krimit. Ne qytetarët e Shkodrës së traditës, demokracisë e qëndresës, artit dhe kulturës jemi shumë më shumë, e qytetin tonë, nuk do ia lëshojmë kurrë krimit dhe përfaqësuesve politikë të tij! Është një sprovë ku secili duhet të reflektojë mbi pozicionin e vet! Koha për të zgjedhur pozicionimin mes të drejtës a të keqes është tani! Nesër do jetë vonë!”, bëri thirrje ish deputeti.