BREAKING NEWS

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në Kombinat: Të thellohet hetimi!

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në
x

Politike

“Të jemi të gjithë hajdutë, kriminelë…!”, shpërthen keq aleati i Bashës: Do ishte turp për të dhe PD nëse..

“Të jemi të gjithë hajdutë,

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Në fokus”, u shpreh kategorikisht kundër një marrëveshje qeverisësë PS-PD.

Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të ishte një turp i madh për kreun e partisë më të madhe të opozitës dhe një fatkeqësi për vendin.

“Do të ishte turpi më i madh për PD dhe zotin Basha, do të ishte tmerri më i madh për Shqipërinë. Kjo do të thotë që ata që kanë vjedhur e grabitur të mos dënohen kurrë, që Shqipëria të mos ketë kurrë një alternative.

Shqipëria nuk ka nevojë për qeveri të përbashkët deri kur të krijojë konceptet demokratike. Ka nevojë për rivalitet. Kush do ta denoncojë korrupsionin ditën që do të jenë dy parti bashkë? Pse duhet të jenë bashkë?

Për të ndarë paratë me oligarkët bashkë. Kush do t’i thotë Veliajt që ke shkelur ligjet dhe rregullat? D.m.th. të jemi të gjithë hajdutë, kriminelë dhe të korruptuar”, tha ai.