Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Të kërcënosh zhvillimin ekonomik”/ Gjiknuri iu përgjigjet akuzave për koncensionet: Manifestim i degradimit politik të PD

Postuar: 25/09/2018 - 11:24

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri iu përgjigj sot akuzave të Partisë Demokratike, në lidhje me projektet koncensionare.

“Ajo çka duhet të them për këto deklarata është se nuk e mendoja nivelin e degradimit deri në situata para politike të një partie kryesore opozitare që pretendon të vijë në pushtet. Deklarata të tilla, më e pakta janë gjobëvënie kurse më e shumta janë të kërcënosh zhvillimin ekonomik të këtij vendi.“ u shpreh Gjiknuri, ndërsa shtoi se Republika e Shqipërisë është anëtare e konventave ndërkombëtare që mbrojnë çdo lloj investimi

“Ka ikur koha kur një parti politike, për interesa të saj politike të mund të kërcënojë biznese të cilat investojnë në këtë vend apo të mund të ndërmarrë masa të cilat janë të denja për regjimet të cilat ju ka ikur koha. Kështu, unë e quaj thjesht manifestim i degradimit politik të Partisë Demokratike në një nivel para politik  dëshpërues. Qeveria do të vazhdojë politikat e saj zhvillimore sepse zhvillimi është për shumicën e shqiptarëve, pavarësisht se kush është në pushtet.” përfundoi Gjiknuri.

Më përfundim të tryezës me temë “ Kualifikimi Europian për Menaxherët e Energjisë”, Ministri Gjiknuri iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me deklaratat e PD, e cila u shpreh nje dite me pare apeloi qeverine te terhiqet nga projektet koncensionare.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/05/2019 - 22:40

Kryeministri Edi Rama ju drejtua sot pasdite, përmes një letre të hapur, kryetarit demokrat Lulzim Basha, duke e ftuar atë për t’u ulur së bashku në një dialog pa kushte.

Postuar: 22/05/2019 - 22:30

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë mesazhin nga qyteti i Durrësit ku me anë të një postimi në &l

Postuar: 22/05/2019 - 22:27

Gazetari, Artan Hoxha ka folur për dosjen 339/1 ku është i përfshirë kryebashkiaku Vangjush Dako.

Postuar: 22/05/2019 - 22:13

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme ka marrë dy vendime të rën

Postuar: 22/05/2019 - 22:00

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka shpjeguar në emisionin "Repolitix” se përgjimet n

Postuar: 22/05/2019 - 21:51

Është anuluar vendimi i marrë për zhvendosjen e godinës së Fakulteti të Gjeologjisë dhe Minierave