Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Të korruptuar, hajdut e maskarenj”, Spartak Ngjela plas deklaratën ‘bombë’ për opozitën dhe zbulon çfarë do ndodhë pas 30 qershorit: Do të ndëshkohen rëndë...(Kush do arrestohet?)

Postuar: 26/06/2019 - 15:10

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një parashikim shumë optimist dhe domethënës për atë që po ndodh kohët e fundit në Shqipëri.

Sipas Ngjelës të gjitha këto ngjarje janë pasojë e konfliktit të brendshëm mes drejtësisë dhe padrejtësisë shoqërore. Mirëpo sipas avokatit, pikërisht kjo situatë e krijuar do të shërbejë për të flakur tej gjithë të korruptuarit dhe të hapi një epokë të re për Shqipërinë.

Ngjela thekson se e gjitha kjo do të bëhet me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe me rregullimin e sistemit të drejtësisë.

Postimi i plotë:

George Orwell ka thënë:

"Një popull që zgjedh në krye të vendit të vet njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenj e tradhtarë, nuk është viktimë e tyre, por bashkëpunëtor me ta".

Kjo është e vërtetë e dhimbshme historike në Shqipëri.

A ka ardhur koha të ndryshohet kjo eksperiencë dëmprurëse?

Besoj se po, kjo kohë po vjen.

Mos mendoni se këto që po ndodhin janë ngjarje të një fenomeni negativ. Përkundrazi, është koha racionale që po i shtyn me forcë të korruptuarit për t'i flakur prej saj.

Situata e zgjedhjeve që po zhvillohet në Shqipërinë e sotme, është pasojë e konfliktit të brendshëm midis drejtësisë dhe padrejtësisë shoqërore.

Edhe me ndihmën e perëndimorëve të fuqishëm, padrejtësia do të ndëshkohet rëndë në Shqipëri... Dhe shqiptarët do të dinë të zgjedhin realisht drejt pas dy vjetësh, në zgjedhjet politike të vitit 2021.

Kurse, vijimi i zgjedhjeve aktuale për pushtetin vendor, do të jetë hapi i parë në hullinë historike të drejtësisë shoqërore në Shqipëri.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:55

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë thirrje që, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi të merret në mënyrë urgjente në Prokurori në lidhje me videon e paralajmëruar ku Presidenca ka një video ku një ambasador kry

Postuar: 18/11/2019 - 23:34

I ftuar në emisionin “Open”,presidenti Ilir Meta foli edhe për Opozitën, për të cilën

Postuar: 18/11/2019 - 23:28

Pasi presidenti Ilir Meta shpalli non-grata në ambientet e presidencës, ambasadorin e OSBE në Shq

Postuar: 18/11/2019 - 23:08

I pyetur se cila ishte arsyeja që ftoi në takim edhe fondacionin e shoqërisë së hapur SOROS, pres

Postuar: 18/11/2019 - 22:57

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parla

Postuar: 18/11/2019 - 22:55

I ftuar në emisionin “Opinion”, deputeti socialist AlketHyseni u ankua që u la i fund

Postuar: 18/11/2019 - 22:54

Meta ka komentuar edhe një herë a do e shpërndajë presidenti apo jo.