Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Të mësojmë të gjithë”, Gramoz Ruçi del me mesazhin e fortë: Ai i ka bashkuar dhe do t'i bashkojë shqiptarët!

Postuar: 23/08/2019 - 11:03

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përshëndet besimtarët bektashinj në ditët e pelegrinazhit të tyre në Malin e Tomorrit. Në mesazhin e tij, Ruçi shkruan se “Mali i Tomorrit është monarku shpirtëror që ka bashkuar, bashkon e do të bashkojë shqiptarët, në dashurinë dhe mundimet e tyre për njeri-tjetrin dhe Shqipërinë”.

Sipas kryeparlamentarit, këto ditë do na rikujtojnë se atdheu dhe toleranca janë kryevlerat e legacisë dhe institutit shpirtëror të bektashinjve, ndërsa ju bën thirrje të gjithë shqiptarëve e politikanëve të mësojnë nga kjo pasuri fetare, njerëzore e kombëtare.

“U dërgoj përshëndetjet e mia më të ngrohta qindra-mijëra besimtarëve bektashinj që janë ngjitur këto ditë në Teqenë e Kulmakut, në Malin e Shenjtë të Tomorrit. Një përshëndetje të veçantë kam për pelegrinët bektashinj nga Diaspora, për sakrificën e tyre sipërore për t’iu bashkuar kësaj ceremonie të shenjtë.

Mali i Tomorrit është monarku shpirtëror që ka bashkuar, bashkon e do të bashkojë shqiptarët, në dashurinë dhe mundimet e tyre për njeri-tjetrin dhe Shqipërinë.

Ceremonia në Teqenë e Kulmakut nuk është thjesht një demostrim besimi e vuajtjesh, por një festival sakrificash e besimi për një botë, njerëz e jetë më të mirë, për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë e të bekuar për të gjithë shqiptarët.

Këto ditë na rikujtojnë se Atdheu dhe Toleranca janë kryevlerat e legacisë dhe institutit shpirtëror të bektashinjve. Le të mësojmë dhe të vetedukohemi të gjithë nga kjo pasuri fetare, njerëzore e kombëtare”, shkruan në mesazhin e tij drejtuar pelegrinëve në Malin e Tomorrit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:27

Komisioni Evropian është vënë në dijeni për dënimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, për “shpërdorim detyre”, por gjithsesi, ky institucion i rëndësishëm i Bashkimit Evropian nuk ka pranuar të b

Postuar: 20/09/2019 - 23:00

Kryeministri Edi Rama dhe homologu grek Kyriakos Mitsotakis pritet të takohen për herë të parë në

Postuar: 20/09/2019 - 22:55

Pasardhësi i Saimir Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj mbështet hapur qënd

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Gjykata e shpalli ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të pafajshëm për trafik droge dhe fajto

Postuar: 20/09/2019 - 22:16

Në emisionin “Java” në TVSH, ish-deputeti Nard Ndoka u shpreh gati të hyjë në zgjedhj

Postuar: 20/09/2019 - 22:11

Avokati Spartak Ngjela, nuk e sheh aspak të nevojshëm këtë dialog.

Postuar: 20/09/2019 - 21:58

Juristi i CEZ Romeo Kara i ka shkruar një koment të gjatë ish-kryeministrit Berisha, në statusin