BREAKING NEWS

Publikoi videon e Lefter Allës duke thithur kokainë, Artan Hoxhën e thërrasin në Polici, vjen reagimi që nuk pritej i Blendi Fevziut

x

Politike

“Të mos vonohemi më, konsensusi jashtë parlamentit!”, reagon Basha pas takimit të aleatëve, zbardh emrat e dy figurave të njohura që opozita i mandaton për Reformën Zgjedhore

Pas takimit që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pati me aleatët e tij, ka reaguar në një prononcim për mediat për vendimet që ka marrë opozita.

“Prej muajit tetor kemi insistuar për muajin tetor. Që prej shtatorit, ky është një kusht i patejkalueshëm nga Bundestagu gjerman. Procesi është zvarritur nga pala tjetër për shkak të mungesës së vullnetit. Sot, opozita e bashkuar përsërit qendrimin për gatishmërinë tonë për Reformën Zgjedhore për të garantuar mekanizmin. Mandatojmë Petrit Vasilin dhe Oerd Bylykbashin. Nuk tërhiqemi nga një mekanizëm gjithëpërfshirës, së dyti, miratimi me konsesus jashtë parlamentit dhe Komisionit të Reformës, për Reformën. Kalimin pa asnjë ndryshim të çdo propozimi. Kemi mandatuar dy zotërinjtë për të dakordësuar mekanizmin me palën tjetër.”-tha Basha.