
Çështja e Saimir Tahirit, Gjykata e Lartë bën lëvizjen e rëndësishme

“Të mos zihemi me njëri-tjetrin, shqiptarët janë lodhur”, Rudina Hajdari i surprizon të gjithë në Kuvend me deklaratën e saj

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Nëntor 2020

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, ndryshe nga çdo herë ku shfaqet në Kuvend me tone të revoltuara, sot ka bërë thirrje për 'paqe' me njëri-tjetrin.
Hajdari dënoi sot nga salla e Kuvendit atë që po ndodh me numrin e viktimave të pandemisë, ku dy forcat kryesore politike siç tha ajo po zihen, pasi njëra thotë se ka më shumë viktima dhe tjetra i mohon.
Gjithashtu Hajdari tha se ka ardhur koha që politika të ngrihet në nivelin që i takon dhe të mendojë për qytetarët.
“Pandemia po bën namin. Jo vetëm njohim dikë që e ka kaluar, por njohim edhe dikë që ka humbur jetën. Kjo është një situatë që kërkon të kemi përgjegjësi të larta njerëzore dhe të zhvishemi nga kostumi politik.
Dua të dënoj atë çfarë po bëhet me numrin e vdekjeve. Nga njëra anë kemi një palë që merret me pamjet në morg dhe nga ana tjetër kemi këta që thonë se shëndetësia është pasuri kombëtare që po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne nuk mund ta përdorim këtë situatë për të bërë politikë, për të kapur një grusht votash. Duhet të ngrihemi në dinjitetin njerëzor, t’ju japim siguri, komunikim të sinqertë e transparent, s’mundet sot të qëllojmë njëri-tjetrin, të ndalim sherret. Sot duhet krijuar një lloj komiteti profesionistësh.
Ju bëj thirrje të mos vazhdojmë me retorika të ashpra, pasi votën e ndëshkimit ju do e merrni më 25 prill”,- tha Hajdari.
Më të lexuarat


Ndryshon ligji për parandalimin e pastrimit të parave, nuk do të vëzhgohen vetëm politikanët, por edhe...(KATEGORITË)

'Shqipëria e bukur', Rama ndan pamjet e veçanta nga veriu, ja çfarë ka ndodhur

Zgjedhjet në Shqipëri/ Lëvizja Vetëvendosje del me paralajmërimin surprizë: Në 25 prill synojmë ...

Zgjedhjet e 25 prillit/ Ambasadori i OSBE-së, Del Monaco jep mesazhin e rëndësishëm

Reagimi i fortë nga Moska pas dëbimit të diplomatit nga Shqipëria, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

Kreshnik Spahiu del me paralajmërimin e fortë, tregon çfarë do të ndodhë në 25 Prill: Do iu shkojë vota kot nëse...

Bamir Topi rrëfen prapaskenat e 21 Janarit, tregon çfarë ndodhi atë natë: Sali Berisha tentoi të më përfshinte në mbulimin e krimit të tij, më çoi Bashën në zyrë. Ja si reagoi kur refuzova

Largimet e bujshme 3 muaj para zgjedhjeve, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së tregon çfarë po ndodh: Janë pazare të nëndheshme për ...

“Përgjigje kryeministri kjo!”, Rama nuk ia përton komentuesit: Mos rri shumë në kafene se të bëhet truri si filxhan...

Dëbimi i diplomatit nga Shqipëria, analisti i njohur zbardh prapaskenat: Çështja është politike, ky është veprimi që mund të ndërmarrë Rusia
