SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
“Të përjashtohet gjyqtarja Fatmira Hajdari, ka miqësi familjare me Berishën”, numri 2 i PS i dërgon letrën urgjente Kuvendit për çështjen e bujshme (E PLOTË)
Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Qershor 2020
Përmes një shkrese drejtuar Kuvendit të Republikës, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkon përjashtimin e gjyqtares, Fatmira Hajdari nga gjykimi i padisë së Kuvendit për privatizimin e CEZ-së.
Në letrën drejtuar Kuvendit mbi këtë proces, ku palë e akuzuar janë ish kryeministri Sali Berisha dhe djali i tij, Shkëlzen Berisha, Balla thotë se kërkon përjashtimin e gjyqtares Hajdari për shkak të miqësisë familjare të saj me të akuzuarit.
“ Gjyqtaria Fatmira Hajdari e cila është caktuar si anëtare e trupës gjyqësore që do të shqyrtojë ankimin e depozituar nga Kuvendi, ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 17 pika 1 shkronja “ë” të Kodit të Procedurës Penale, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme njëanshmërie.|
Gjyqtaria Fatmira Hajdari ka miqësi familjare me ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjaret e tij , fakt ky i njohur botërisht.
Në kushtet kur kallëzimi i Kuvendit implikon shtetasit Shkëlzen Berisha dhe Sali Berisha për lidhje me shtetasin Ndue Kalaj i dyshuar për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pjesëmarrja e gjyqtares Fatmira Hajdari në shqyrtimin e ankimit të depozittuar nga Kuvendi, duke qënë së ka miqësi të afërt më familjen Berisha, përbën shkak për njëanshmëri në shqyrtimin e çështjes ”,- thuhet në letrën që kreu i grupit Parlamentar të PS i ka drejtuar Kuvendit.
Shkresa e plotë:
KËRKESË
KËRKUESI : Kuvendi i Shqipërisë, përfaqësuar nga z. Taulant Balla me me autorizim nr.2707/2, datë 15.11.2017 të Kryetarit të Kuvendit.(autorizimi i përfaqësimit është në dosjen gjyqesore )
OBJEKTI I KËRKESËS : Përjashtimi i gjyqtares Fatmira Hajdari nga shqyrtimi i çështjes me objekt “Kundërshtimi i vendimit, nr 4510/211 Akti datë 24.01.2020 për pushimin e procedimit penal nr.7340, datë 19.09.2017, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal.
BAZA LIGJORE: Neni 18 i Kodit të Procedurës Penale
DREJTUAR : GJYKATËS SË APELIT TIRANË
Të nderuar z. Gjyqtarë
Kuvendi i Shqipërisë duke vleresuar se vendimi me nr. 4510/2 Akti, datë 24.01.2020 i Gjykatës së Rrethit Gjyqëesor Tiranë për pushimin e procedimit penal nr.7340, datë 19.09.2017, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal, është i pa mbështetur në ligjin procedurial dhe atë material ka kundërshtuar këtë vendim në Gjykatën e Apelit Tiranë
Kuvendi në këtë procedim, ka evidentuar se persona me autoritet shtetëror me veprime dhe mosveprime duke shpërdoruar funksionin publik në bashkëpunim, gjatë procedurave të privatizimit të OSSH-së, kanë konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera”,”Mashtrimit”,”Ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprave penale “, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 143, 245/1, 248, 258,dhe 287 të Kodit Penal.
Në materialet e kësaj çështje, ka një sërë dokumente dhe fakte në lidhje me rolin dhe aktivitetin e shtetasit Nue Nik Kalaj, në kontaktet që ai ka patur me funksionare të lartë shtetërorë apo lidhje familjare të tyre në kohën e privatizimit të OSSH-së, ku ndër to edhe me shtetasin z. Shkëlzen Berisha i biri i ish kryeministrit z. Sali Berisha, kryeministër në kohën e privatizimit të OSSH – së.
Kuvendi me fletë-thirjen e ardhur me datë 29.05.2020, njoftohet për shqyrtimin e ankimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, në dhomë këshillimi në datë 03.06.2010, me trupë gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Fatmira Hajdari dhe Alaudin Malaj.
Gjyqtaria Fatmira Hajdari e cila është caktuar si anëtare e trupës gjyqësore që do të shqyrtojë ankimin e depozituar nga Kuvendi , ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 17 pika 1 shkronja “ë” të Kodit të Procedurës Penale, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme njëanshmërie. “
Gjyqtaria Fatmira Hajdari ka miqësi familjare me ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjaret e tij , fakt ky i njohur botërisht .
Ne kushtet kur kallëzimi i Kuvendit implikon shtetasit Shkelzen Berisha dhe Sali Berisha për lidhje me shtetasin Ndue Kalaj i dyshuar për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pjesmarrja e gjyqtares Fatmira Hajdari në shqyrtimin e ankimit të depozittuar nga Kuvendi, duke qënë së ka miqësi të afërt më familjen Berisha, përbën shkak për njëanshmëri në shqyrtimin e çështjes .
Nëni 18 i Kodit të procedurës penale parashikon se “Palët mund të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit: në rastet e parashikuara nga nenet 15, 16 dhe 17.
Kuvendi mendon se Gjyqtaria Fatmira Hajdari ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 17 pika 1 shkronjë ‘ ë” të Kodit të Procedurës Penale , e cila përbën shkak për të kërkuar, bazuar në nenin 18 të Kodit të Procedurës Penale përjashtimin e saj nga trupa gjyqësore që do të shqyrtojë çështjen me objekt “Kundërshtimi i vendimit, nr 4510/211 Akti datë 24.01.2020 për pushimin e procedimit penal nr.7340, datë 19.09.2017, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal.
Për sa më sipër Kuvendi, si palë në këtë proces kërkon përjashtimi i gjyqtares Fatmira Hajdari nga shqyrtimi i çështjes
KËRKUESI
Kuvendi i Shqipërisë
Përfaqësuar nga z. Taulant Balla