BREAKING NEWS

Vazhdojnë përpjekjet për të finalizuar Reformën Zgjedhore, SHBA hedh hapin e rëndësishëm, zyra e shtypit të ambasadës njofton lëvizjen e Yuri Kim ditën e sotme

Vazhdojnë përpjekjet për të finalizuar Reformën
x

Politike

Të premten vuloset ngritja e SPAK, KLP vendos të emërojë prokurorë të komanduar, ja skema 8+2 që do ndiqet për goditjet “VIP”

Të premten vuloset ngritja e SPAK, KLP vendos të emërojë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar presionet me qëllim nisjen e luftës ndaj korrupsionit. Të hënën pritej vendimi për ngritjen e SPAK, por gjithçka u bllokua nga anëtari Besnik Cani. Si për koincidencë, dje ka mbërritur në Tiranë Zv.Ndihmës Amerikani i Shtetit Jorgan Andrews, i cili zhvilloi një takim me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi. Ky i fundit i bëri të ditur zyrtarit të DASH skemën që do të ndjekin për ngritjen e Strukturës Antikorrupsion. Në bazë të Kushtetutës, SPAK duhet të ngrihet me 10 prokurorë, por në kushtet kur vetëm 8 prokurorë e kanë vetingun, KLP ka menduar skemën e duhur për ta bërë funksionale brenda këtij viti. Ibrahimi i tha zyrtarit të DASH se SPAK do ngrihet me 8 prokurorët e konfirmuar dhe me dy prokurorë të komanduar, të cilët janë në listën kandidat për SPAK. “Në 10 muaj KLP ka ngritur infrastrukturën ligjore solide për ngritjen e SPAK. Këshilli është në hapat e fundit për dy procese të rëndësishme: zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe ngritjen e SPAK. Këshilli po shikon hapësirat ligjore për ngritjen e SPAK-ut me 8 prokurorë tashmë të vetuar dhe 2 prokurorë të komanduar nga lista e kandidatëve të kualifikuar për SPAK, të cilët kanë kaluar vetingun me vendim të formës së prerë. Mbështetja e ambasadës amerikane dhe misionit të asistencës së OPDAT gjatë këtyre proceseve, garant për profesionalizmin dhe integritetin e tyre”, u shpreh Gent Ibrahimi. Sipas burimeve, të premten KLP pritet të mblidhet për të marrë vendim për SPAK.

Reagon zyrtari DASH

Gjatë takimit të zhvilluar ditën e djeshme me Gent Ibrahimin, Zv.Ndihmës Amerikani i Shtetit Jorgan Andrews i ka kërkuar llogari për ngritjen e SPAK dhe zvarritjen e luftës nga korrupsioni. Ai e ka bërë të qartë se SHBA do jetë në krah të reformës në drejtësi, duke u shprehur se do të ketë mbrojtje ndaj prokurorëve të SPAK me qëllim që asnjë pushtetar të mos u bëjë presion. Andrews u shpreh besimplotë se ngritja dhe funksionimi i SPAK do të jetë një nga institucionet model. “SHBA do të vazhdojë të mbështetëse zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Vendi i Shqipërisë është në familjen europiane dhe zbatimin e reformës në drejtësi është rruga e duhur për të mbërritur atje. Do të vazhdojmë t’ju ofrojmë asistencën tonë gjatë punës tuaj. Pa dyshim se jemi te ndërgjegjshëm për presionin me të cilin përballet KLP këto kohë, por jam i bindur gjithashtu se Këshilli do të marrë vendimet e duhura dhe jemi të vendosur t’ju ofrojmë mbështetjen tonë në mbrojtjen e pavarësisë së prokurorëve të SPAK. Keni ngritur një bazë ligjore të fortë për institucionet e reja të drejtësisë, e aftë të mbajë larg korrupsionin dhe presionin e politikes mbi këto struktura. Duhet ndryshuar mentaliteti për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend sepse tani do të keni instrumentet e duhura. Jam besimplotë se SPAK do të jetë një institucion model ashtu siç e presin me pa durim shqiptarët”, u shpreh zyrtari i DASH. Pikërisht për ngritjen e SPAK-ut u zhvillua një debat i fortë dy ditë më parë në mbledhjen e KLP-së që zgjati vetëm 3 minuta. Sipas ligjit parashikohet që funksionimi i SPAK nuk duhet të jenë më pak se 10 prokurorë, por deri më tani janë 8 prokurorë që kanë kaluar vetingun me vendim të formës së prerë

Elisjeda Kiko

Më të lexuarat