BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Politike

“Të pret burgu pas zgjedhjeve të 2021”, Rama tregon se çfarë fshihet pas kërcënimit të Lulzim Bashës

“Të pret burgu pas zgjedhjeve të 2021”, Rama tregon se

Kryedemokrati Lulzim Basha kërcënoi kryeministrin Rama se pas zgjedhjeve të 2021 e pret burgu. Këto deklarata, Edi Rama i cilëson si emocionale dhe të nxituara, teksa i zgjat sërish dorën e bashkëpunimit.

"Sulmet e tij janë emocionale, trashje zëri për të fshehur dobësinë janë të nxituara, dhe unë shpresoj shumë që kjo kohë e ndërmjetme pushimesh të shërbejë për të ulur ato diagramat e emocioneve edhe të nxitimit edhe për t'u kthyer në tryezë për të bërë punën që na duhet të bëjmë së bashku  mundësisht, por edhe po se bëmë së bashku ne do ta bëjmë.

Po pse si do e lëmë kushtetutën pa e kthyer në ligj për zbatim. Konfliktet e krijuara nga sebepet janë kosto të atyre që i krijojnë. Ne nuk mund të rrimë mbrapa opozitës jashtë parlamentare se kemi punë të tjerë për të bërë dhe jemi zgjedhur për të bërë dicka krejt tjetër nga 'babysitimi' i opozitës jashtë parlamentit", tha Rama për Report Tv.