Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Teatri/ Shpërthen Manjani: Qesharake! Njëri gozhdës e tjetri patkoit, por asnjëri nuk trajton thelbin e problemit

Postuar: 12/09/2018 - 20:53

Qëndrimet e mbajtura nga eksponentë të mazhorancës lidhur me çështjen e shembjes ose jo të godinës së Teatrit Kombëtar ka tërhequr vëmednjen e ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një reagimin në rrjetet sociale, Manjani shprehet se Teatri është pjesë e trashëgimisë historike e kulturore të vendit dhe si i tillë Kushtetuta dhe ligjet veç e mbrojnë. Ndaj thotë ai, çdo nismë tjetër që parashikon ndryshe nga kjo, është antikushtetuese.

Reagimi i Ylli Manjanit

Sa qesharakë!

Njëri tha: “sa mirë që BE na e rrëzoi ligjin”… Fiks si te Dhekpra dhe Rrushtë! I harroi fiqtë…

Tjetri tha: …”po të jetë për mua Teatri nuk prishet, por rikthehet në identitet”… Të paktën gjeti një mënyrë për ta shprehur mosdakortësinë.

Një tjetër tha: “ do ta ndryshojmë ligjin dhe do ta bëjmë me garë”… Deputet krejt i papërgjshëm për rëndësinë e fjalës, le pastaj të votës.

Njëri gozhdës e tjetri patkoit, por asnjëri nuk trajton thelbin e problemit!

Thelbi është se ajo nismë ligjvënëse është Anti-Kushtetuese. Është e gjitha e papranueshme, që në koncept!

Teatri është pjesë e trashëgimisë historike e kulturore të vendit. Si i tillë Kushtetuta dhe ligjet veç e mbrojnë.

Nuk ka as garë parelinjsh e as projekt korrupsioni që mund të shkatërrojë historinë e qytetit!

Nuk ka kryetar Bashkie qe i jep vetes legjitimitet të “urdhërojë” Kryeministër, qeveri e Parlament, për të prishur një godinë të trashëgimisë historike e kulturore të Kombit!

Nuk ka asnjë ligj të posaçëm që nxjerr nga loja Kushtetutën, ligjet normative, procesin e rregullt dhe barazinë para ligjit!

Të paktën në sistemin demokratik, jo! Në rregjime diktaturash qeveriset me ligje të posaçme (maßnahmenstaat ishte shteti i Hitlerit).

Prandaj projekti i tyre është anti-kushtetutë, anti-shtet e anti demokraci!

Është fund e krye kështu!

Nuk është puna se u hap gara dhe e rregullua ligji. Jo! Po të ishte vetëm për garën, do e kishin bërë ata, se ligje ka plot. Brenda ligjeve në fuqi do e bënin garën dhe do fitonte kompania që duan…

Por ata duan më shumë. Duan të shkëmbejnë tokën, të shkatërrojnë një trashëgimi historike dhe të tregojnë se janë në super pushtet dhe spyesin më për asgjë!

Dhunë e pastër! Natyrisht edhe një super “llokëm” të mirë parash…

Zullumi vetëm trashet…

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 2. Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 10:20

Partia Socialiste ka hapur letrat për skandalet e LSI gjatë kohës që ishte në pushtet. Shumë drejtorë të saj sot janë nën hetim dhe pas hekurave, por duket se telashet janë shtuar edhe për ish-ministrat.

Postuar: 25/09/2018 - 08:19

Lëvizja Socialiste për Integrim është përfshirë nga pakënaqësitë, duke e çuar këtë parti drejt sh

Postuar: 25/09/2018 - 10:00

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duket se nuk do t&rsq

Postuar: 25/09/2018 - 09:13

Avokati Sparta Ngjela deklaroi ditën e djeshme se amerikanët do të fillojnë të ndihmojnë shumë sh

Postuar: 25/09/2018 - 09:12

Partia Demokratike prezantoi dje nga Tirana platformën antimafia, e cila sipas saj, ka qëllim çli

Postuar: 25/09/2018 - 09:08

Partia Demokratike analizoi dje situatën e krijuar në vend nga koncesionet.