BREAKING NEWS

Shkon në 197 numri i personave të prekur, vetëm 11 raste të reja me koronavirus për 24 orë

Shkon në 197 numri i personave të prekur, vetëm 11 raste të
x

Politike

“Tek COVID-19 edhe sekondat bëjnë diferencën”, ish-ministri Panariti ngre alarmin: Ashtu si në luftë edhe ndaj koronavirusit, fiton ai që godet i pari!

“Tek COVID-19 edhe sekondat bëjnë diferencën”,

Ish ministri i LSI-së, Edmond Panariti thekson se lufta me pandeminë e koronavirusit mund të fitohet vetëm nëse zbulohen, bllokohen dhe izolohen shpejt të infektuarit.

Sipas Panaritit, ashtu si në luftë fiton ai që godet e pari.

STATUSI I PLOTË

Ashtu si në lufte edhe ndaj COVID, fiton ai që godet me shpejt dhe i pari!

Prandaj zbulo, blloko dhe izolo shkurt dhe shpejt!

Kjo eshte rruga e bllokimit të infeksionit të COVID – 19 !

Kontroll aty ne vend!

Me strip test, mundesisht pa levizur, pa prekur, pa takuar me të tjerë nga ai që do analizohet !

Per 15 – 20 min merr rezultatin Po, Jo!!

Qe do te thote, karantinë e detyruar ose jo!

Nuk ja vlen perqasja, ta morëm kampionin tani, ik se do të njoftojmë pas 24 oresh per rezultatin nga laboratori qendror.

Sepse kur vjen pergjigja, pacienti ka levizur dhe infeksioni ka marrë dhenë.

Sepse te COVID, jo ora por minutat dhe sekondat bejne diferencen!

Nese Kina, Korea dhe Singapori paten sukses në kontrollin e infeksionit, eshte se ishin të paret qe zbatuan teknikat e shpejta, te thjeshta jashtë laboratorike imunokromatografike per zbulim, bllokim në vend të infektuarve.

Kete e bene me strip teste, analiza qe nuk kane nevoje për laborator dhe mbahen me vete nga inspektorët e shendetit..

Keto vende nuk priten validimin burokratik nga institucionet, te testeve por i hodhen per veprim..

Fituan kohë dhe frymemarrje, duke qene hapa para vendeve të tjera në luftën ndaj infeksionit! Vendet e tjera, nuk kuptuan se në lufte, nuk ke kohe per kolaudimin e pushkes, por duhet të qellosh menjehere dhe i pari! Ose do të goditesh!