Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Teksa dy zyrtarët e PS po festonin 28 vjetorin e themelimit të partisë, qyteti mbulohet nga tymi. Çfarë ka ndodhur?

Postuar: 16/06/2019 - 20:50

Socialistët e Përmetit festuan dje 28 vjetorin e themelimit të partisë. Në eventin e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm edhe ministri Bledi Çuçi e deputetja Mirela Kumbaro. Por teksa zhvillohej aktiviteti festiv në një restorant në periferi të Përmetit, ndodhi diçka e pazakontë.

Në një fushë tej restorantit nisën të digjen pirgjet me plehra. Shtullungat e tymit kancerogjen po përhapeshin me shpejtësi sipër qytetit. Kjo nuk kaloi pa vëmendjen e folësve në event. Mirela Kumbaro fajësoi kryebashkiakun që përfaqëson Partinë Demokratike, Niko Shupuli.

“Përmeti që ne duam nuk ka si të jetë Përmeti ku kryetari i bashkisë djeg plehrat. Pikërisht sot. Dhe e bënë tymin e zi, ashtu siç janë ata vetë. Ndërkohë në Përmet sot ka plot turistë. Por cili është ai kryetar bashkie që pengon turistët të sjellin të ardhura, që shpenzojnë para në Përmet. Si mund të jetë i tillë një kryetar bashkie? Megjithatë neve nuk na bën gjë tymi, as tymi i plehrave as tymi i molotovit. Ne do t’i japim Përmetit një kryebashkiake tjetër në 30 qershor”, deklaroi Mirela Kumbaro.

Ministri Bledi Çuçi u shpreh se do të ketë ndëshkim me burg sipas Kodit Penal për këdo që cënon procesin zgjedhor. “Nëse do tentojnë të minojnë procesin zgjedhor me çfarëdo lloj mënyre, me kërkesa, me tym pa tym, i pret vetëm burgu, vetëm ndëshkimi penal sipas ligjeve në Shqipëri. Në këto ditë që na kanë mbetur të gjithë duhet të flasin me njerëzit e tyre për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe të mos mashtrohen nga propaganda e opozitës që thotë se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor”, theksoi Çuçi.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2019 - 23:46

Duket se këtë verë nuk ka pushime për kreun e PD-së, Lulzim Basha pasi partia e tij la Kuvendin dhe bojkotoi zgjedhjet.

Postuar: 22/07/2019 - 23:23

Tre vjet pas miratimit të Reformës në Drejtësi, tashmë do kemi edhe një godinë që do e simbolizoj

Postuar: 22/07/2019 - 22:57

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi mohon të ketë pasur një takim sekret sot mes kreut

Postuar: 22/07/2019 - 22:42

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikoi një foto të një breshke në “Facebook”

Postuar: 22/07/2019 - 22:20

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma u shpreh se PD ka ndaluar vijimin e punës në Unaz

Postuar: 22/07/2019 - 22:13

Rumania mbylli Presidencën e BE-së, ndërsa ambasada e saj në Shqipëri organizoi një aktivitet ku

Postuar: 22/07/2019 - 22:10

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndaluar këtë të hënë me stru