
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Tenderi për blerje materiale, PD: Ja se si zv.ministrja e Arsimit e mori pa garë nga Ministria e Mbrojtjes

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Shtator 2023
Zëdhënsja e PD Genta Vangjeli denoncoi sot se si kompania e familjes së zëvendësministres së Arsimit, Albana Tole, ku ajo rezulton aksionere, ka përfituar një tender pa garë nga Ministria e Mbrojtjes. Bëhet fjalë për një tender të shpallur më datë 3 korrik të këtij viti për “Blerje materiale për xhenion”, që i ka kushtuar buxhetit të shtetit 64.342 milionë lekë, (të reja).
Vangjeli në një dalje për mediat deklaroi se tenderi në fjalë është bërë pa garë, duke shtuar se fituesi ka qenë i paracaktuar. Ajo tha se Ministria e Mbrojtjes me veprimet e saj krijon kushte për të dyshuar se konkurrenca ngushtohet në mënyrë artificiale në kundërshti me ligjin për prokurimin publik, ndërsa përballë është Albana Tole, zëvendësministre e Arsimit. Kjo e fundit është emëruar në këtë detyrë më 3 nëntor të vitit 2021.
Nga kërkimet në QKB për shoqërinë “Tirana Due shpk”, rezulton se zëvendësministrja është aksionere në masën 15%, ndërkohë që babai i saj disponon 70% të aksioneve dhe e motra, 15%. Kontrata në fjalë, sipas tenderit të bërë publike edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik, mbaron më 31 dhjetor të këtij viti.
Tenderi
Tenderin me objekt “Blerje materiale për xhenion (elemente për ura Bailey)”, është publikuar më datë 3 korrik në sistemin e Agjencisë së Prokurimeve Publike. Sikurse shihet në dokumentet, me fondin në fjalë po blihen materiale për të ndërtuar ura metalike, konkretisht: shufra, kaçavida, gozhdë e të tjera, ndërsa është planifikuar që të shpenzohen 666 milionë lekë.
Siç sqarohet në dokumentet zyrtare, ofertë për këtë tender kanë paraqitur vetëm bashkimi i operatorëve “TIRANA DUE shpk” dhe “3A – PROFILE” shpk. Oferta e tyre ishte në nivelet e 64.342 milionë lekë, pra sa gati 90% e fondit limit.
Denoncimi i PD
Genta Vangjeli e nisi deklaratën nga selia blu duke sqaruar se në buletinin nr.60, 3 Korrik 2023 Ministria e Mbrojtjes shpall fitues për tenderin me objekt “Blerje materiale për xhenion”, me fond 66.6 milionë lekë bashkimin e operatorëve ku bën pjesë shoqëria “Tirana Due shpk.
“Për këtë procedurë bie në sy fakti i paraqitjes së vetëm 1 ofertë, duke krijuar dyshime të arsyeshme se kriteret kualifikuese dhe specifikimet teknike në dokumentet e tenderit hartohen në mënyrë të tillë për të paracaktuar fituesin e shpallur. Ministria e Mbrojtjes me veprimet e saj krijon kushte për të dyshuar se konkurrenca ngushtohet në mënyrë artificiale në kundërshtim me të paktën nenin 2 dhe 3 të ligjit nr.162/2020 për prokurimin publik, ku parashikohet: c) nxitja e pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik; ç) nxitja e konkurrencës ndërmjet operatorëve ekonomikë; Ministria e Mbrojtjes për këtë procedurë shpalli fitues ofertuesin e vetëm me vlerë 64.3 milion leke ose pothuajse 97% e fondit limit. Informojmë publikun se në zotërim aktiv të aksioneve të kesaj shoqërie rezulton pronare me 15% zv.Ministrja e Arsimit Albana Tole në këtë detyre prej nëntorit 2021. A ishte në dijeni të këtij fakti Autoriteti Kontraktor i cili shpalli fituesin për prokurimin e mësipërm? Nga transaksionet e Thesarit rezulton se gjatë vitit 2022 dhe 2023 Tirana Due shpk ku është pronare aktive edhe zv.ministrja, ka përfituar 555.306.360 milion lekë të vjetra të gjitha nga Ministria e Mbrojtjes (Reparti Ushtarak Nr.4300 Tirane)“, tha ajo.
Më tej shtoi:
“Neni 27 pika B dhe C i ligjit Nr .9367 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE thotë: Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri: b) nuk mund të ushtrojnë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme c) nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, pavarësisht nga fusha e veprimtarisë së saj”.
“Si mundet atëherë të ushtrojë detyrë shtetërore pronarja e shoqërisë tregtare Tirana Due shpk? Znj. Tole para marrjes së detyrës së zv ministres duhet ose të ishte vetë përjashtuar shoqëria tregtare ose të refuzonte detyrën shtetërore. Çfarë mund të kërkojë qeveria nga të tjerët sa u takon standardeve, kur zyrtarët e lartë janë të parët që nuk zbatojnë dispozitat ligjore, por përfitojnë sa dhe ku munden nga influenca e funksionit publik që ushtrojnë. Zv. ministria e Arsimit duhet të japë menjëherë dorëheqjen nga funksioni publik dhe të kthejë vlerën 555.306.360 milion lekë të vjetra, të përfituara nga shoqëria ku bën pjesë aktive si aksionere. Formula bëni si themi në, por mos bëni si bëjmë ne, është slogan hajdutësh jo shtetarësh“, përfundoi ajo.
Më të lexuarat


Kërcënimet e Greqisë për Belerin, reagon ish-ministri i Jashtëm: Problemet duhet të zgjidhen në rrugë diplomatike, të dyja palët janë gabim

‘Çështja ‘Beleri’ ‘lojë forcash’’, analisti i njohur “shuplakë” Ramës: Nëse Greqia bëhet pengesë për negociatat e BE me Shqipërinë…

Pas deklaratës së Subashit për zjarrin e rënë në shtëpinë e të moshuarve, deputeti i njohur ngre akuza: Kush gënjen, policia apo kryetari i bashkisë

Pas kaosit në Kuvend, Berishës i 'mbyllen dyert' e bashkëpunimit, "non-grata" i shtrin dorën...

“Belerin s’mund ta shndërrojë në çështje evropiane”, shpërthen analisti i njohur: Qëndrimi i ndërkombëtarëve, i favorshëm për Shqipërinë

Shkodra “thyen tabunë” festoi për herë të parë 29 Nëntorin, reagon Spahia

"Dumani është bërë nervoz", gazetari i njohur plas "bombën": Ministri i Ramës i përfshirë në përgjimet e Sky Ecc, do i publikoj bisedat me grupet kriminale

Koncesioni i Butrintit, Zhupa denoncon qëndrimet e qeverisë Rama: Shqetësim për DASH dhe kompetencë hetimi për SPAK (Dokument)

“Nga Ndreko tek Beleri”, politikani i njohur shpërthen kundër kryeministrit si pengesë për procesin e antarësimit: Rama gangrena e integrimit në BE

Zyrtarë të lartë amerikanë zbarkojnë në Tiranë, ambasada e SHBA del me njoftimin e rëndësishëm, ja kë pritet të takojnë
