BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Tension në PD, Berisha kërcënon dhe shkarkon çdo mbështetës të Olldashit, sherr me Boden për të mbrojtur Bashën

Tension në PD, Berisha kërcënon dhe shkarkon çdo

Plas sherri dhe tensioni në Partinë Demokratike. Sali Berisha ka humbur kontrollin dhe qetësinë pasi të gjitha strukturat e Partisë Demokratike në rrethe janë pozicionuar kundër kandidatit për pasardhës, Lulzim Basha, ndërsa po mbështesin fuqishëm Sokol Olldashin. Berisha po kërcënon dhe shkarkon çdo drejtues të PD në rrethe që mbështet Olldashin, ndërsa ka hyrë në sherr me të gjithë kupolën e partisë, e cila është kundra Bashës. Disa ditë para zgjedhje, Berisha është pozicionuar hapur pro Lulzim Bashës, duke eliminuar dhe shantazhuar të gjithë kundërshtarët në struktura. Kështu, Berisha ka shkarkuar kryetarin e Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara, duke e ngrirë nga gjithë funksionet dhe ka nisur njerëz në Durrës të sekuestrojnë listat e PD. Nga ana tjetër këshilltarët e Berishës kanë angazhuar në fushatë por Lulzim Bashës. Ata vijojnë qetësisht fushatën dhe nuk i kërcënon askush. Më konkretisht këshilltari politik Glori Husi dhe këshilltari për çështje të territorit e pronave, Flamur Kuçi, janë përfshirë në fushatë për Bashën. Ata nuk po japin dorëheqjen pasi Berisha po mban dy standarde. Nga ana tjetër, rreth 70 % e drejtuesve të partisë në rrethe, e deputetëve dhe e militantëve janë kundra Lulzim Bashës dhe familjes Berisha. Sokol Olldashi, ndonëse fillimisht u konsideruar si një kandidat modest përballë Bashës, përfaqëson klanin më të fuqishëm ekonomik në PD dhe kë një influencë të madhe në bazë. Olldashi tashmë përbën shqetësim për dyshen Berisha-Basha. Nga ana tjetër, Lulzim Basha, edhe pse gëzon mbështetjen e familjes, nuk ka asnjë lidhje me bazë. Ndryshe nga Olldashi, Basha është katapultuar në postet më të larta ekzekutive pas pasur një karrierë në struktura.

Sherri me Boden

Një sherr i paprecedentë ka plasur dje mes Berishës dhe Ridvan Bodes, i cili mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm në PD. Shkak për sherr është bërë fushata e ish-këshilltarit për median i Bodes, Elvi Fundo në Korçë, i cili është shprehur hapur për Olldashin. Elvi Fundo po mbështet hapur Olldashin ashtu si shumë eksponentë të tjerë të PD. Ndërkaq, Berisha ka pasur një bisedë të tensionuar në telefon me Boden, duke i kërkuar dorëheqjen e Fundos. Bode duket se i ka dëshmuar që Fundo ka dhënë dorëheqjen, por i ka treguar se këshilltari i tij, Glori Hysi, po bënte fushatë të hapur për Bashën në emër të Berishës. Pra, Bode e ka justifikuar fushatën pro Olldashin me fushatën pro Bashës që po bëjnë disa drejtues të tjerë të PD. Kaq ka mjaftuar që Berisha të humbasë qetësinë dhe të degradojë biseda.

Lufta me grupin anti-Basha

Berisha ka nisur një luftë të paprecedentë me grupin e madh anti-Basha në Partinë Demokratike. Tensioni është rritur së tepërmi, ndërsa Basha i raporton Berishës çdo ditë kundër Topallit, Bodes, Patozit dhe ish- drejtuesve të tjerë të lartë të PD-së, që sipas tij po angazhohen hapur kundër tij. Kjo ka shkaktuar dhe debatin e ri të Berishës me Topallin duke e detyruar këtë të fundit të bëjë deklaratë publike për neutralitet. Edhe pse Berisha ka deklaruar formalisht se ka dhënë dorëheqje, sjellja e tij ndaj drejtuesve të PD është njësoj si të jetë kryetar i PD-së, duke i urdhëruar dhe kërcënuar ata. Edhe pse formale, fushata ka arritur të prodhojë tension dhe të detyrojë Berishën të humbasë qetësinë duke u shprehur hapur pro Bashës, duke sulmuar gjithkënd që është kundër tij.

Kupola e PD

Kandidati për kreun e PD, Lulzim Basha, ka paralajmëruar spastrimin e lidershipit aktual të PD. Reforma e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike do të nisë nga kupola. Pas katapultimit të Bashës në krye të PD, shkarkimi i Jozefina Topallit si nënkryetare e PD, duket se do të jetë një akt i pashmangshëm. Zonja Topalli, e njohur si armikja politike më e përbetuar e Lulzim Bashës, pritet të mënjanohet përfundimisht nga lidershipi i ri i PD. Po, ashtu edhe Astrit Patozi, duket se do të largohet nga posti i nënkryetarit. Vendin e tij pritet ta zërë Sokol Olldashi, i cili do të jetë edhe kryetar u grupit parlamentar. Ndërkaq, i rrezikuar është edhe Sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode, i cili pritet të zëvendësohet me Arben Imamin. Adriatik Doçi

Më të lexuarat