BREAKING NEWS

Gazetari plas akuzën “bombë” për Spartak Ngjelën ‘live’ në studio, Klodiana Lala i kthehet ashpër avokatit: Tërhiq fyerjen, do hetohesh për dosjen e bujshme

x

Politike

Tensionet dhe përplasjet para zgjedhjeve, Braçe shpërthen në Kuvend: Ta harrojnë! Do të dështojnë, sepse ka një arsye!

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se do të ndëshkohen të gjithë për sulmet ndaj KZAZ-ve, ndërsa theksoi se në këtë rrugë që ka nisur opozitës i mungon mbështetja e popullit.

"Ta harrojnë se duke i vënë zjarrin KZAZ-ve do të fshehin tenderët, ne jemi për t'i treguar ligjin dhe ligji nuk do të jetë siç ka qenë. Ta harrojnë se do të gjejnë prokurorë dhe gjyqtarë që t'i blejnë me lekë. Jo vetëm për zjarrin mbi KZAZ. Misioni që kanë marrë përsipër për t'i ndalur të tjerëve votën, do të dështojë, sepse ka një arsye. Nuk kanë popull. Kanë policë bashkiakë, kanë punonjës bashkie, por nuk kanë popull. Me popullin do gjejnë belanë, dhe drejtësinë e barabartë", u shpreh Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend.