BREAKING NEWS

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja mori përpara tre kalimtarët, vdes në spital njëri prej tyre (EMRI)

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja
x
BREAKING NEWS

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet masa e dhënë

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na tha se u zhduk”/ Zbulohet për herë të parë shteti ku ndodhet personi që lajmëroi xhaxhanë e Ervis Martinaj për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na
x
BREAKING NEWS

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e menjëhershëm

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e kërcyer në bodrumet e politikës shqiptare

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e
x
BREAKING NEWS

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e Berishës nga politika, në shtator Kuvendi do shkaktojë “tërmet” për “non gratat” dhe spiunët

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali Berishën, nëse nuk do jetë më deputet ndaj tij do të filloj procesi penal, në shtator do kemi ngjarje të reja

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali
x
BREAKING NEWS

Paralelet mes rastit “Berisha” dhe atij të zv.presidentit të Paraguajit pas shpalljes “non grata” nga SHBA, ja vija e kuqe që i ndan në mes

Paralelet mes rastit “Berisha” dhe atij të zv.presidentit
x

Politike

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, shefi i BE-së hedh hapin e rëndësishëm

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, shefi i BE-së hedh hapin e

Kosova dhe Serbia pritet të rifillojnë bisedimet në fund të gushtit. Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vu?iq, pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës, janë ftuar në Bruksel nga shefi i diplomacisë evropiane Borrel.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se ka ftuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për një takim më 18 gusht në Bruksel.

Në këtë takim, ndërmjetësues do të jetë vetë Borrell.

“Kam ftuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka shkruar Borrell.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se edhe institucionet e BE-së, por edhe shtetet anëtare, po vëzhgojnë “me shqetësim” ngjarjet në Kosovë.

“Çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që kërcënon stabilitetin dhe rrezikon lirinë e lëvizjes duhet të ndërpritet”, tha Stano.


Situata në veriun e Kosovës u përshkallëzua kur grupe serbësh lokal, vendosën barrikada në rrugë dhe sulmuan policinë e Kosovës, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë në dokumente udhëtimi dhe targa serbe të makinave.

Situata u qetësua pasi qeveria e Kosovës të njëjtën ditë vendosi që ta shtyjë për një muaj vendimin për reciprocitet, me kërkesë të SHBA-së. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, shkroi në Twitter se “Shtetet e Bashkuara e mirëpresin vendimin e udhëheqësve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet e udhëtimit”, dhe se sipas tij “të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”.

Më të lexuarat