BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin
x
BREAKING NEWS

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama,
x
BREAKING NEWS

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po
x
BREAKING NEWS

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet
x
BREAKING NEWS

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat
x

Politike

Tërbohet Berisha, zbulon SMS që Yuri Kim i dërgoi bashkëpunëtores së tij pas shpalljes “non grata”, fton militantët të “rrethojnë” Kuvendin dhe dërgon “kamikazë” te shtëpia e Ramës në Surrel

Tërbohet Berisha, zbulon SMS që Yuri Kim i dërgoi

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për “Syri TV” është shprehur se FBI dhe institucionet e tjera të SHBA i kanë bërë një kontroll universal Sali Berishës dhe nuk kanë gjetur asgjë. I pyetur nëse Charles McGonigal ka bërë dosjen e tij për shpalljen ‘non grata’ Berisha është shprehur se, nuk mund ta akuzojë. “Unë nuk mund të akuzoj McGonigal për shpallej time non grata. Por kam fakte. Yuri Kim vetëm disa orë pas shpalljes time non grata, i ka deklaruar një bashkëpunëtoreje timen, se dosjen e ka përgatitur FBI. Një punonjës tjetër i rëndësishëm i ambasadës, në një mesazh i thotë një bashkëpunëtore tjetër, se ne nuk kemi punuar me dosjen, por zyra tjetër. Fjala është për FBI. Por kjo është vetëm Yuri Kim. Departamenti i Shtetit ka deklaruar se është bazuar në marrjen e vendimit nga raportet në media, të kontrolluara nga Soros, në raportet e OJF-ve të sponsorizuara nga Soros dhe tre nga raportet e antikorrupsion të qeverisë së Edi Ramës. Këto tre burime ka rreshtuar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit i cili e kishte fare të thjeshtë të thoshte e kemi bazuar në raportet e agjencive tona. Në këto kushte nuk mund të akuzoj McGonigal. Atë që akuzoj tani është Mark Rossini, i cili i paguar i papaguar ka bërë deklarata politike kundër meje”, tha kreu i PD-së, Sali Berisha.

Berisha paralajmëron protestë para Kuvendit

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë sinjale se do të bllokojë Parlamentin ditën e enjte, nëse kryeministri Edi Rama nuk jep sqarime për skandalin “McGonigal”. Ndonëse më 11 shkurt ai ka thirrur një protestë kombëtare, Berisha ka mobilizuar dje ndjekësit që të tubohen para Parlamentit gjatë seancës së kësaj jave, teksa ka dhënë sinjale se dhe brenda Kuvendit do ketë tensione. Gjatë një bashkëbisedimi me gratë demokrate, Berisha u shpreh se të gjithë duhet që të jenë para dyerve të Parlamentit. Berisha ka deklaruar se tubimi duhet të jetë pasnesër, por në fakt sipas informacioneve nga Kuvendi, seanca do të jetë ditën e enjte në 9 shkurt. “Data 11 është sipari i një revolucioni i cili ndalet vetëm me përmbysjen e Edi Ramës. Pasnesër në ora 10:00 se detyrat janë të shumta, opozita sakrificë është. Pasnesër ne e kemi thirrur atë në parlament. Ftoj qytetarët e Tiranës, s’ka nevojë nga rrethet që të vijnë aty rreth Parlamentit, të jenë aty. Të thonë edhe ata zërin e tyre jashtë Parlamentit. Nuk mund t’i lihet Parlamenti një krimineli si ai. A e vinit re ju, ai vinte në Parlament dhe shante në mënyrë më të shpërfytyruar. Asgjë sepse e dinte që ishte më kriminel se çdo kriminel tjetër në këtë vend. Një njeri që porosit për të vrarë opozitën, për të asgjësuar opozitën ai është krimineli më i madh i këtij vendi. Prandaj dhe i shpërfytyruar vinte dhe sillet ndaj opozitës në mënyrën më armiqësore. Ne na mohojnë çdo të drejtë aty, e bëjnë që të ikim nga Parlamenti, por jo jo nuk do të ikim nga Parlamenti. Ne do të flasim aty, ju do të flisni aty jashtë Parlamenti. Parlamenti është i juaji, është i qytetarëve, është tempulli i demokracisë dhe ne nuk ja lëshojmë një grushti kriminelësh parlamentin”, nënvizoi Berisha.

FRPD sulmon Ramën

Nga ana tjetër, të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat me urdhër të Berishës, bashkë me disa përfaqësues të tjerë të “Foltores” i kanë nisur që dje protestat kundër kryeministrit Edi Rama. Të rinjtë janë mbledhur para banesës së Kryeministrit Rama në Surrel. Ata mbanin pankarta në duar ku shkruhej “faktet dolën, jep dorëheqjen” teksa në foto shfaqet Rama dhe ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal. “Jemi këtu për t’i kthyer vizitën kryeministrit Edi Rama. Ai ka futur duart në xhepat e qytetarëve dhe ka hyrë brenda shtëpive tona. Ka tentuar të asgjësojë të gjithë zërat kundër tij për të mbajtur pushtetin e një autokrati. ne jemi këtu dhe këtu do qëndrojmë çdo ditë. Një pikënisje dhe një thirrje për qytetarët që të na bashkohen më 11 shkurt. Ne jemi këtu, qytetarët shqiptarë janë këtu. Do jemi në mbështetje të çdo kauze qytetare. Ne mendojmë se Rama nuk meriton më të jetë në postin e kryeministrit. Ai ka tentuar asgjësimin e opozitës shqiptare. Ne nuk e duam më kryeministër”, deklaroi një prej të rinjve të FRPD.

Më të lexuarat