Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Tërbohet Meta, presione e sulme KED për të bllokuar rikthimin e Dvoranit dhe futur të besuarit e tij në Kushtetuese, Vitore Tusha i del nga rreshti

Tërbohet Meta, presione e sulme KED për të bllokuar rikthimin e

Presidenti Ilir Meta duket se ka dalë tërësisht nga vetja. Reforma në drejtësi është në kulmin e saj dhe presidenti duket se ka zbritur në shesh për të futur të besuarit e tij në institucionet e reja. Kushtetuesja dhe Gjykata e Lartë janë në kolaps dhe ditët e fundit ka pasur reagime si nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ambasadorët e SHBA dhe BE apo dhe persona të tjerë. Të gjithë kanë dalë me mesazhe sugjeruese për KED dhe KLGJ që të punojnë më shpejt. Por dje Meta ka publikuar një letër drejtuar KED dhe KLGJ, e cila është e karakterit ultimativ. Në 14 fletë formati presidenti vetëm kërcënon, shantazhon dhe paralajmëron anëtarët e institucioneve të drejtësisë. KED dhe KLGJ janë dy institucione të pavarura dhe në fund të fundit mund të mos pyesin askënd, por letra e Metës duket se është presion i pastër.

Meta në alarm nga Dvorani

Në letrën e presidentit bie në sy fakti se planet nuk po i ecin si duhet. Ai luftoi fort që Vitore Tusha të merrte frenat e KED, por duket se kjo e fundit ka dalë nga rreshti dhe ka lënë në baltë presidentin. Tusha në disa letra i ka kërkuar Dvoranit që të marrë pjesë në mbledhje dhe ky i fundit po ashtu ka kërkuar një vendim për të qenë anëtar pavarësisht largimit nga KED. Por kjo gjë e ka alarmuar Metën, i cili në letër i jep ultimatum Tushës e KED që ta refuzojnë. “Në lidhje me këtë çështje, përfaqësuesi i autorizuar i Presidentit të Republikës më ka informuar se gjatë mbledhjes së datës 21.08.2020 edhe përse kjo çështje nuk ka qenë pjesë e rendit të ditës, janë vërejtur qasje nga disa anëtarë të KED-së për ta përfshirë menjëherë këtë çështje në rend dite dhe për të marrë vendim mbi të. Sa i takon kësaj pike të rendit të ditës, edhe pse zëvendëskryetarja është kujdesur ta paracaktojë me termin “diskutim”, pa përfshirë fjalën “vendimmarrje”, sërish përfshirja për diskutim në rend dite të KED-së është një shteg përmes së cilit po tentohet apo do të shfrytëzohet në mënyrë të dëshpëruar tashmë, të legjitimohet prezenca në veprimtarinë e këtij organi, e një individi i cili ka humbur çdo të drejtë për të qenë anëtar i KED-së”, shprehet Meta. Më tej ai i dërgon një mesazh të qartë zonjës Tusha se nuk duhet ta përfshijë fare këtë çështje në rend dite. Ultimatumi i presidentit del jashtë çdo lloj logjike, pasi si duket kujton se është kryetar i KLD. “Baza ligjore mbi të cilën ushtron veprimtarinë KED-ja është neni 149/d i Kushtetutës dhe nenet 220-242 të ligjit nr. 115/2016. Referuar kësaj baze ligjore, KED-ja nuk ka asnjë kompetencë që të diskutojë apo të shprehet me vendim lidhur me çështjen e ngritur nga zoti Dvorani, apo lidhur me natyrën e kërkimit të këtij të fundit. Me veprimet e tij, ashtu sikundër ju të gjithë si anëtarë mund ta kuptoni, ai po tenton që të krijojë një tjetër incident të rëndë që do të sillte si rrezik delegjitimimin e veprimtarisë së KED-së dhe për pasojë, të çdo vendimmarrjeje të këtij organi”, thuhet më tej.

Meta kërkon të besuarit

Presidenti ka 1 vit që po sulmon, anatemon dhe godet KED dhe arsyeja është sepse kërkon të emërohen të besuarit e tij në Kushtetuese. Vetë Dvorani e tha se në momentin e skualifikimit të Zhaklin Petos, Meta i ka dërguar një letër shantazhuese. Zonja në fjalë ka rishfaqur interes në vakancën e tretë të shpallur nga presidenti. KED ka vendosur që kandidatët t’i ndajë në dy faza dhe ka lënë jashtë të besuarit e Metës. Kjo nuk i ka pëlqyer presidentit. “Ndërkohë që për këtë vend vakant kanë aplikuar jo 4, por 10 kandidatë. Nga shqyrtimi i listës së kandidatëve, nuk rezulton të jenë hartuar relacionet dhe të jenë përfshirë për shqyrtim në mbledhjen e KED-së të datës 16.09.2020 kandidatët e mëposhtëm: 1. Shaqir Hasanaj 2. Eugen Papandile 3. Sonila Bejtja 4. Zhaklina Peto 5. Sergjio Mazniku 6. Sinan Tafaj. Natyrshëm lindin pyetjet: Cila është arsyeja ligjore dhe faktike, që shqyrtimi i këtyre kandidatëve nuk bëhet në të njëjtën ditë si kandidatët e tjerë? Cila është baza ligjore që KED ka vendosur t’i ndajë në disa faza shqyrtimin dhe verifikimin e të gjithë kandidatëve? Kjo qasje, nëse është e Relatores znj. Miranda Andoni për të përcaktuar një rend dite për shqyrtimin e veçuar të disa kandidatëve dhe për disa të tjerë jo, është faktor kryesor për pengimin e përmbylljes së shqyrtimit të kandidaturave për këtë vakancë me objektivitet. Një ndarje e tillë, përveçse do të sjellë implikime të forta ligjore për veprimtarinë e KED-së, krijon dyshime për një proces selektiv të paramenduar dhe vonesë të qëllimshme në këtë proces” shprehet Meta.

Meta presion dhe KLGJ

Presidenti nuk ka lënë jashtë shantazheve dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ky organ u ngrit pikërisht që të hiqeshin duart e presidentit, pasi KLD ishte në duart e tyre. Megjithatë Meta vijon ta shohë si pronë të vetën. “Kanë kaluar 4 muaj nga ky qëndrim dhe KLGJ-ja në mënyrë të pashpjegueshme dhe të pamotivuar ligjërisht ende nuk ka mundur të përmbyllë shqyrtimin e vetëm një kandidature të ngelur në garë për këtë vend vakant. Kjo situatë është e papranueshme për Presidentin e Republikës! Gjithashtu edhe procedurat për emërimin e 14 anëtarëve të tjerë të Gjykatës së Lartë që do të duhet të plotësohen nga radhët e magjistratëve si rezultat i procedurave të ngritjes në detyrë, nuk dihet se kur do të përfundojnë. KLGJ-ja në 28 shkurt 2020 ka hapur garën dhe po kryen procesin e verifikimit të kandidatëve vetëm për 6 vende vakante të shpallura. Në muajin 9 korrik 2020 ka hapur garën dhe për 5 vende të tjera vakante, ndërkohë që mbeten ende të pashpallura 3 vende vakante, për të cilat nuk rezulton të jetë hapur gara për aplikim”, shkruan Meta.

Më të lexuarat