BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Tërheqja e PS, ja lista e ligjeve të shtyra për në vjeshtë, nga amnistia fiskale, te kryerja e përgjimeve nga policia

Tërheqja e PS, ja lista e ligjeve të shtyra për në

Mazhoranca vendosi të shtyjë për sesionin e ardhshëm një sërë ligjesh të rëndësishme. Bëhet fjalë për një listë mjaft të gjatë, por disa ligje ishin planifikuar të miratoheshin këtë legjislaturë, por u shtynë për shkak të kundërshtive. I pari është ligji i amnistisë fiskale. Organizata dhe subjekte vendase apo të huaja kanë pasur mjaft rezerva. Vetë prokuroria ka kërkuar të bëhet kujdes, ndërsa dhe ndërkombëtarët e kanë parë me dyshim draftin. Për këtë arsye në shtator do të ketë një diskutim më të gjerë, që mund të sjellë dhe rishikimin e draftit. Ligj tjetër është ai për trajtimin financiar të punonjësve të SHISH. Ashtu si për efektivët e policisë dhe për punonjësit e SHISH qeveria ka menduar që t’i nxjerrë në pension më herët. Ligji propozon që kush ka mbushur moshën 57 vjeç dhe ka mbushur 22 vite shërbim, duhet të dalë në pension. “Trajtimi financiar i punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit, sipas përcaktimeve të këtij ligji, është në masën 50% të pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës me Shërbimin Informativ të Shtetit. Gjatë periudhës së trajtimit me pagesë kalimtare, sipas legjislacionit përkatës në fuqi, masa e trajtimit financiar, sipas këtij ligji, nuk duhet të kalojë masën e pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës me shërbimin përkatës”, thuhet në ligj. Një tjetër ligj i shtyrë është ai për armët, ku përcaktohen procedurat e reja të marrjes së lejes për të mbajtur armë. Një tjetër ligj i shtyrë është ai për "Për përcaktimin e formës, të procedurës e të formulës së privatizimit të klubeve sportive". Bëhet fjalë për një ligj mjaft të debatuar. Një ligj tjetër mjaft interesant është ai për Policinë e Shtetit. Bëhet fjalë për ndryshimet që i japin policisë të drejtën të kryejë përgjime pa urdhër gjykate. Ligji u hartua bashkë me paketën anit-KÇK, por asnjë grup interesi nuk e ka mbështetur. Ai i jep të drejtë policisë të përgjojë dhe survejojë në urbanë, ambiente publike dhe të përgjojë telefonat e kujtdo pa marrë leje nga gjykata. Vetë prokuroria ka dalë kundër këtij ligji.

Më të lexuarat