Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tërhiqen bashkitë e djathta nga vendimi për të liruar KZAZ-të? Bëjnë lëvizjen e papritur

Postuar: 20/06/2019 - 16:34

Bashkitë e djathta janë treguar të vendosur për zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta, por ndryshe nga ajo ç'ka ka ndodhur dy ditë më parë, sot janë më të qetë.

Punonjës të administratës, me urdhër nga krerët e Bashkive u janë drejtuar KZAZ-ve që të lirojnë ambientet dhe kthimin e tyre në funksion normal publik.

Megjithatë kjo kërkesë e tyre nuk është shoqëruar me përplasje me policinë dhe as dëmtim të pronës, siç ka ndodhur në qytetin e Shkodrës ku iu vu flaka një shkolle e shndërruar në KZAZ dhe as nuk u dogjën materialet zgjedhore siç ndodhur në Burrel dhe në Klos mesditën e së mërkurës.

Krerët e Bashkive të djathta u kanë vendosur KZAZ-ve një ultimatum për lirimin e ambienteve, por ky ultimatum ndonëse nuk është zbatuar nga anëtarët, me argumentin se dekreti i Metës është nul, nuk ka sjellë përplasje institucionale. 

Në Delvinë, opozita ka hequr dorë nga protesta e paralajmëruar. Pavarësisht se ultimatumi i vendosur nga kryebashkiaku Rigels Balili, i LSI-së ishte deri në orën 14:00, përfaqësues të opozitës nuk janë paraqitur siç kishin njoftuat mbrëmjen e djeshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2019 - 23:46

Duket se këtë verë nuk ka pushime për kreun e PD-së, Lulzim Basha pasi partia e tij la Kuvendin dhe bojkotoi zgjedhjet.

Postuar: 22/07/2019 - 23:23

Tre vjet pas miratimit të Reformës në Drejtësi, tashmë do kemi edhe një godinë që do e simbolizoj

Postuar: 22/07/2019 - 22:57

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi mohon të ketë pasur një takim sekret sot mes kreut

Postuar: 22/07/2019 - 22:42

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikoi një foto të një breshke në “Facebook”

Postuar: 22/07/2019 - 22:20

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma u shpreh se PD ka ndaluar vijimin e punës në Unaz

Postuar: 22/07/2019 - 22:13

Rumania mbylli Presidencën e BE-së, ndërsa ambasada e saj në Shqipëri organizoi një aktivitet ku

Postuar: 22/07/2019 - 22:10

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndaluar këtë të hënë me stru