BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Tërhiqet mazhoranca, nuk do të ketë ndalim të daljes jashtë vendit për dhunuesit e zgjedhjeve, shtyhet shkarkimi i Arben Malajt

Tërhiqet mazhoranca, nuk do të ketë ndalim të daljes

Mazhoranca është tërhequr pas dy muaj nga ndryshimet që do të bënte në Kodin Penal për krimin zgjedhor. Gjatë periudhës së fushatës kryeministri Edi Rama e ripërsëriste disa herë ndalimin e udhëtimeve në SHBA dhe vendet e BE nga 5 deri në 10 vjet për të gjithë ata që preknin qendrat e votimit. Por pavarësisht këtyre thirrjeve, shumica qeverisëse duket se është “penduar”. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla kërkoi mosvotimin e këtij amendimi, pasi sipas tij duhet të kalojë në proces konsultimi me deputetët e opozitës së re në Parlament. Sipas tij, nuk është vetëm dënimi me burg ajo që frikëson qytetarët, duke shtuar se duhet të ketë edhe dënime të tjera alternative. “Amendamenti i propozuar nga Zoti Bushati lidhur me penalizmin e përkohshëm deri në dhjetë vite të kujtdo që kryen krim zgjedhor, lidhur me një politikë të re, dimension që nuk e kemi vetëm ne, por e kanë shumë vende atë të ndalimit të udhëtimit jashtë vendit, në respekt padyshim edhe të konsultimit me deputetët e opozitës, kemi menduar që ky amendament të mos votohet sot, të jetë pjesë e një diskutimi më të gjerë të një politike të re penale që duhet të zhvillojmë Shqipërinë me dënime alternative, se ndoshta nuk është vetëm burgu dënimi që i bën njerëzit të thërrasin mendjen dhe të tërhiqen”, u shpreh Balla.

Kodi penal pa standarde

Më tej, kreu i Grupit Socialist Taulant Balla duke folur për ndryshimet në Kodin Penal deklaroi se parashikimet e deritanishme të kodit kanë rezultuar se nuk garantojnë sipas standardeve të vendeve të BE-së veprimet e dhunës. Sipas Ballës, dispozitat përkatëse në Kodin Penal për dënimin e këtyre fenomeneve ose kanë mangësi, ose japin dënime të lehta ose nuk ekzistojnë. “Parashikimet aktuale në Kodin Penal, rezulton se nuk garantojnë parandalimin për veprimet e dhunës. Dispozitat përkatëse në Kodin Penal për dënimin e këtyre fenomeneve ose kanë mangësi, ose japin dënime të lehta ose nuk ekzistojnë. Me qëllim dënimin e çdo veprimi dhune dhe parandalimin e dhunës në shoqëri, ne kemi propozuar ashpërsimin e dënimeve për veprat e dhunës ndaj policit, mjekut, sportistit, arbitrit, dhe trajnerit, funksionarëve publikë dhe të zgjedhurve, apo atyre që shërbejnë në shërbimin publik si dhe përfshirja e veprave të reja penale për adresimin e duhur të çështjeve të dhunës si akte që ngarkojnë me përgjegjësi penale”, tha Balla.

Shtyhet shkarkimi i Arben Malajt

Një tjetër çështje që ishte parashikuar në rend dite dje në Kuvend ishte edhe shkarkimi i Arben Malajt nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Por edhe kjo çështje nuk u votua, duke kërkuar shtyrjen e shkarkimit të Malajt. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se procedurat për shkarkimin e Malajt do duhet të nisin përmes Këshillit të Ministrave që më pas të vihen në lëvizje procedurat e tjera sipas rregullores së Kuvendit, komisionet dhe më pas seanca plenare e Kuvendit. “Lidhur me këtë çështje njoftoj nismëtarët dhe Kuvendin se kërkesa nga ana ime i është përcjellë Këshillit të Ministrave për kompetencë, pasi në zbatim të nenit 47/1 të ligjit për BSH Këshilli i Ministrave është ai që nis procedurën dhe nëse ai e nis vihen në lëvizje procedurat e tjera sipas rregullores së Kuvendit, komisionet dhe mandej seanca e Kuvendit”, u shpreh Ruçi. Pra shkarkimi i Arben Malajt nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës u shty për në vjeshtë, atëherë kur fillon dhe sesioni parlamentar. Por pavarësisht të gjitha diskutimeve në Kuvend, ndryshimet në Kodin Penal u miratua me 96 vota pro, 11 kundër dhe 2 abstenim. 

Elisjeda Kiko

Më të lexuarat