BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Politike

Tërhoqi padinë ndaj Ramush Haradinajt, Rama tregon për herë të parë arsyen: E bëra për tim bir!

Tërhoqi padinë ndaj Ramush Haradinajt, Rama tregon për herë

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët në Kosovë bëri me dije  se do e tërheqë padinë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, kryeministri u tregoi atyre se arsyeja se pse e paditi homologun e tij kosovar ishte për të birin Zahon, që ai të kuptojë ç’ka ndodhur me shpifjet dhe kur të hyjë në 'google' mos lexojë ‘njëmijë e një të zeza’, pa patur mundësinë që ta pyesë ndoshta Ramën për këtë.

“Është bërë kaq normale shpifja sa njerëzit edhe mund të habiten c’ne padi për shpifje! Unë kam 22 padi për shpifje që ta dini, kjo që kam bërë për Ramushin ka bërë më shumë zhurmë se është padi e një kryeministri ndaj një kryeministri por janë 22 në proces.

Dua që djalit tim, të voglit, t’ia lemë një tufë fletësh që t’i ketë dhe që ta ndihmojnë të kuptojë se si mund t’i shpjegojë dhe interpretojë ‘lajmet e pafundme’ që do lexojë në google kur të shkruajë Edi Rama, im atë, ku do lexojë për një monstër, të gjitha të zezat dhe mund të mos e ketë mundësinë të më pyesë mua vetë se jetës nuk i dihet. Kjo është arsyeja dhe në rastin konktret, çfarë duhet të bëja unë?! Kjo nuk është shpifje e zakonshme, edhe pse shpifje të zakonshme nuk duhet të ketë, ashtu si ajo ‘mitologjia’ për pazaret e territoreve që është një ndyrësi. Unë nuk mendoj që njerëzit ndahen në patriotë e tradhtarë meqë kanë opinione të ndryshme”, tha Rama teksa tregoi se i kishte kërkuar takim Haradinajt.

“Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithëve për ta vizituar në seli apo në shtëpinë e tij dhe si paditës që shkon te i padituri, besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën. Doja të diskutoja me të këtë cështje që është më e madhe se unë apo Ramushi, sepse implikimet e kësaj historie mund të jenë marramendëse për Kosovën. E kam njoftuar që s’do bëj komunikime me mediat dhe do e tërheq padinë jo se është e vogël për mua por se është e madhe kjo për të gjithë ne. Nuk e di çfarë roli ka padia në raportet mes nesh. Me padi, pa padi, me shpifje, pa shpifje, Ramush Haradinaj për mua nuk është kryeministri, politikani, por një prej figurave historike dhe nga ai vend s’e lëviz askush, as ai veten e vet. Padia do të tërhiqet”, konfirmoi Rama nga Kosova.