Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tërmetet/ Zv.ministri Petro Koçi tregon pse nuk shpallet gjendja e emergjencës

Postuar: 22/09/2019 - 21:20

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi tha se në banesat e dëmtuara rëndë do të ketë ndërhyrje radikale, ndërsa për të tjerat kompensim në bazë të ligjeve në fuqi.

“Ashtu si në Korçë, për banesat e dëmtuara rëndë do të ketë një ndërhyrje më radikale, ndërsa për të tjerat do të ketë një kompensim sipas ligjit dhe vendimeve përkatëse të qeverisë”, tha Koçi në Ora News.
 
Koçi vlerëson se nga pikëpamja financiare situata është e përballueshme.
 
Deri tani kanë ardhur mesazhe solidariteti nga vende partnere dhe BE, e cili ka një mekanizëm të mbrojtjes civile.Derisa ka një gatishmëri kjo do të ndodhë. Por jo vetëm BE, por edhe vende të veçanta si Italia që mund të japin një ndihmë të drejtëpërdrejtë në përputhje me nevojat dhe kërkesat e qeverisë shqiptare”, u shpreh ai.
 
Numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes foli për rreth 1000 ndërtesa të dëmtuara.
 
“Jemi duke marrë shifat dhe faktet paraprake.Dëmet janë të mëdha në banesa. Deri tani janë rreth 1000 ndërtesa, përfshi banesa të vogla, por edhe më të mëdha si pallate”, tha Koçi.
 
Sa i takon akuzave të opozitës për shpalljen e emergjencës, Koçi thotë se nuk janë kushtet për një gjë të tillë.
 
“Gjendja e emergjencës së shpallur sipas ligjit është kur me strukturat të cilat përgjigjen për të përballuar këto lloj emergjencash nuk ja arrin dot. Nuk mund të përballohet situata sepse përmasa e fatkeqësisë është e tillë që nuk mund ta përballojë policia dhe forcat e armatosura me strukturat përkatëse. Bëhet kjo shpallje në mënyrë që çdo energji, strukturë shtetërore dhe kapacitete private vihen në shërbim të emergjencës. Deri tani nuk shoh një situatë të tillë, fatmirësisht nuk jemi në atë lloj përmase të propozohet një gjë e tillë. Mbetet për tu gjykuar.Nuk është rasti për të bërë lojëra politike me ngjarje të tilla si tërmetet”, tha zv.ministri Koçi.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/10/2019 - 09:20

Ngritja e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion pritet të sjellë goditje në radhët e të korruptuarve dhe krimit të organizuar.

Postuar: 19/10/2019 - 09:05

Këshilli i Bashkimit Europian ka vendosur sërish kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Postuar: 19/10/2019 - 08:35

DW: Pas shpresave tё mёdha, erdhi njё zhgёnjim i madh pёr Maqedoninё e Veriut dhe Shqiprёinё.

Postuar: 19/10/2019 - 08:11

Zbardhet lista e deputetëve të cilët synojnë të marrin kredi të butë.

Postuar: 19/10/2019 - 08:08

 Dy ditë më parë Presidenti i Republikës, Ilir Meta vendosi që të dekretojë emërimin e proku

Postuar: 19/10/2019 - 08:06

Çdo ditë e më shumë po jepen sinjale se kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike,

Postuar: 19/10/2019 - 08:04

 Opozita parlamentare vijon të jetë e bindur se miratimi i reformës zgjedhore nuk do të kalo