
BREAKING NEWS
Me sytë e përlotur, kryeministri Rama përkujton 4 viktimat e 21 Janarit dhe komunikon vendimin e rëndësishëm (VIDEO-LIVE)

x
Tërmeti 5.8 ballësh shkundi Shqipërinë, Federica Mogherini mesazh kryeministrit Rama

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Shtator 2019

Shqipëria është tronditur nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë, duke shkaktuar panik te qytetarët dhe fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.
Në lidhje me tërmetet e fuqishme, ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca. Ky i fundit ka dhënë lajmin se shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian Federica Mogherini i ka shprehur solidaritet Ramës për situatën e tërmeteve.
Me anë të një lajmi të publikuar në “Twitter”, Soreca thotë se Mogherini shpreh solidaritetin e saj të plotë me kryeministrin Edi Rama për tërmetet në Shqipëri.
Federica Mogherini në mesazhin e saj shprehet se uron që të gjithë të lënduarit nga lëkundet sizmike të mund të shërohen sa më shpejt.
“Uroj që të plagosurit nga tërmeti të shërohen sa më shpejt. Solidarizohem me kryeministrin Rama për këtë situatë. Bashkimi Europian është i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë për të rimarrë veten”, thotë ndër të tjera në mesazhin e saj Mogherini.
Komunikatë e Zyrës së BE-së:
Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë në BE Federica Mogherini i ka shprehur solidaritet kryeministrit shqiptar Edi Rama për një seri tërmetesh shkatërruese që kanë goditur Shqipërinë duke plagosur dhjetëra njerëz dhe duke shkaktuar dëm të jashtëzakonshëm në ndërtesa dhe infrastrukturë.
Përfaqësuesja e lartë iu uron të gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejtë. Ajo gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ofruar ndihmë, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile. Ndërsa kryeministri Rama anuloi udhëtimin e tij për në Nju Jork për javën ministrore të Asamblesë së Përgjithshme të KB. Ai do të zëvendësohet nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj në darkën që përfaqësuesja e Lartë do të zhvillojë sot me krerët e Ballkanit Perëndimor.
Më të lexuarat


Homazhe në Bulevard, Rama vendos karafila të kuq në vendin ku 4 protestuesit humbën jetën më 21 janar

Deputeti zbardh pazaret e fshehta: Lulëzim Basha duhet të ishte jashtë politikës! Ja marrëveshjet që ka bërë me Ramën dhe Metën

“Mos debatoni me asnjë”/ Basha udhëzim të prerë dhe porositë e fundit drejtuesve politik të PD-së për fushatën: Shkoni derë më derë, thuajini që unë jam kryeministri i ardhshëm

SURPRIZA! Deputeti i njohur tradhton opozitën parlamentare, rikthehet në Partinë Demokratike

“Dosja e të akuzuarve si një libër satirik”, kryeministri Rama nxjerr detajet për ekzekutimin e 4 protestuesve në 21 Janar: Ka dy persona të evidentuar! Ja çfarë thuhet në të!

Zgjedhjet e 25 prillit/ Fatmir Mediu i bën të papriturën Lulzim Bashës

Vrasja e katër protestuesve të 21 Janarit, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Parlamenti nuk bën gjyqe dhe as akuza penale!

Ndalimi i kandidimit nga KQZ / Albin Kurti jep mesazhin e fortë

Pas videokonferencës me ambasadorët e BE, Olta Xhaçka paralajmëron zhvillime të reja

Me sytë e përlotur, kryeministri Rama përkujton 4 viktimat e 21 Janarit dhe komunikon vendimin e rëndësishëm (VIDEO-LIVE)
