BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

E trishtë/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar
x
BREAKING NEWS

“Erdhi malli i mire, erdhi….”, Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi, zbulon ngjarjen e pazakontë me të cilën është përballur

“Erdhi malli i mire, erdhi….”, Artan Hoxha publikon foton
x
BREAKING NEWS

Lajm i mirë nga infektivi/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Lajm i mirë nga infektivi/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Pas Zef Mazit, zëvendësohet një tjetër anëtar i ekipit të negociatorëve me BE-në (Emri)

Pas Zef Mazit, zëvendësohet një tjetër anëtar i ekipit
x
BREAKING NEWS

Ulen temperaturat? Çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ulen temperaturat? Çfarë pritet të ndodhë me motin
x

Politike

“Tërmeti e bëri qeverinë...”, deklarata e fortë e Erjon Braçes: Ja pse u largova

“Tërmeti e bëri qeverinë...”, deklarata e fortë

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, mbi arsyet e largimit nga qeveria.

Braçe foli për “thika pas kurrizit”, duke u shprehur se nuk mund të ndante qeverinë me një tjetër person.

“Ishte zgjedhja ime që të mos isha në qeveri. Ka shumë arsye, një pjesë janë konsumuar mes meje dhe kryeministrit. Janë disa gjëra që mbase koha mund t’i tresë apo t’i nxjerrë në dritë më vonë. Janë disa gjëra që lidheshin me mua, që ia kam komunikuar kryeministrit. Kishte shumë gjëra që s’më pëlqenin, gjithmonë në raport me mua. Një prej elementëve janë këto thikat pas kurrizit. Pati një fushatë të madhe edhe për shkak të një çështje penale nga SPAK-u kundrejt një kryetari bashkie, që u hodh mbi mua mbi kurriz. Në atë periudhë s’mund të ndaja qeverinë me një person që e nxiste këtë gjë. Edi Rama ishte i qartë për çështjen, por në të tilla kushte s’kishte vend për dy, kishte vend për një.

Janë shumë gjëra që mendova se mund t’i ndryshoja nga brenda. Për një periudhë 7-mujore deri në tërmetin që i ndodhi vendit, gjërat po shkonin në hullinë e duhur, po mundoheshim të vendosnim një disiplinë dhe rregull, dhe nxitjes së një kulture pune në zyrat e shtetit. Tërmeti e bëri qeverinë më të gjerë dhe disa nga elementët që i kisha trajtuar gjatë vjeshtës së atij viti, që kishin të bënin me politika fiskale dhe politika ekonomike në dëm të bujqësisë dhe shtresave të varfra dhe të mesme, që tani po provohen të dëmshme, u prodhuan kushtet që të kishte stanjacion, në favor të këtyre njerëzve. Ditën që jam larguar e kam falënderuar Ramën për lirinë që më lejoi brenda qeverisë. Gjatë dy viteve e gjysmë kam pasur komunikim me të. Kisha liri të kundërshtoja dhe të mos firmosja në raste të caktuara”, tha Braçe.

 

Më të lexuarat