BREAKING NEWS

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i
x

Politike

Tërmeti, hyjnë në fuqi vendimet për fondet e rindërtimit, ja 9 pallatet e radhës në Tiranë që do rikonstruktohen dhe do shemben

Tërmeti, hyjnë në fuqi vendimet për fondet e

Kanë hyrë në fuqi vendimet e miratuara nga qeveria për fondet e rindërtimit për banesat që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Në Fletoren Zyrtare, janë botuar 4 vendime, në të cilat jepen detaje se sa do të jenë fondet për rindërtim. Kështu qeveria ka miratuar një fond limit prej 5 miliardë e 133 milionë për rindërtimin e banesave individuale. Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se 1 miliard e 900 milionë do i transferohen Bashkisë së Tiranës për rindërtimin e këtyre banesave si dhe për rikonstruksionin e ambienteve publike që janë dëmtuar. ““2.1 Fondi që do të përdoret, i miratuar në buxhetin e vitit 2020, do të jetë 5 133 532 035 lekë pa TVSH, nga i cili: a) Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”, të programit 06210 “Programe zhvillimi”, i shtohet fondi prej 3 233 483 882 lekësh pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike, si dhe çdo ndërhyrje tjetër, në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim. b) Bashkisë Tiranë i transferohet fondi në masën 1 900 048 153 lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar”, thuhet në vendim. Ndërkohë që në një tjetër vendim, qeveria ka miratuar buxhetin për vitin 2020 për rindërtimin e ndërtesave që janë dëmtuar rëndë në Bashkinë e Lezhës dhe të Durrësit. Fondi për këto rindërtime arrin vlerën e 344 milionë, nga të cilat 63 milionë janë për Bashkinë e Lezhës dhe 281 milionë në Bashkinë e Durrësit. Një tjetër vendim që është publikuar në Fletoren Zyrtare janë publikuar fondi që ka dhënë qeveria për zonën e Kombinatit në Tiranë dhe zonën e “5 Majit”, për rindërtimin e pallateve të dëmtuara. Kështu, fondi për këto zona do të jetë 2 miliardë e 877 milionë, të cilat do t’i transferohen Bashkisë së Tiranës për rindërtimin e pallateve. Por pjesë e buxhetit të shtetit do të jenë edhe rindërtimi i banesave private dhe pallateve në bashkitë Durrës, Lezhë dhe Shijak. Kështu, fondi i rindërtimit për këto bashki arrin vlerën e 331 milionë. Nga këto, Bashkia e Durrësit do të përfitojë 136 milionë, Bashkia e Lezhës 73 milionë ndërsa Bashkia e Shijakut 121 milionë.

Ja pallatet që do rindërtohen në Tiranë

Por përveç fondit të qeverisë për rindërtimin e pallateve dhe banesave private, Bashkia e Tiranës prej disa ditësh po mban dëgjesa publike me ekspertë dhe inxhinierë, të cilët japin vlerësimet nëse një godinë e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit ka nevojë të përforcohet apo do të duhet të ndërtohet nga e para. Nga dëgjesat publike, është konstatuar se 9 pallate në Tiranë do të rikonstruktohen dhe do të prishen. Kështu, pallati 136/1 që i përket njësisë administrative numër 7 në rrugën e Kavajës do i nënshtrohet rikonstruksionit. Po ashtu, rikonstruksionit do t’i nënshtrohet edhe pallati numër 74, që ndodhet në rrugën Memo Meto objektet 1, 2, 3 dhe 4. Edhe pallatet Klara, në rrugën “Sejdini” që i përket njësisë administrative numër 9 do të duhet të ripërforcohen dhe të rikonstruktohen. Kostoja e ndërhyrjes shkon 37 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej. Edhe pallati nr.136/1, Rruga e Kavajës në njësinë administrative nr.7, do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 48 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej. Ndërsa 3 pallate në Tiranë do të shemben. Kështu, pallati nr. 415/1, në rrugën “Ferit Xhajko”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 74 % të vlerës nëse do bëhej i ri. Edhe pallati Nr. 26, Rr. “Fortuzi” që i përket njësisë administrative Nr.9, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 106 % të vlerës nëse do bëhej i ri. Por edhe pallati Nr.1, Shkalla 1, Ap.20, Rr. “Karl Gega” në njësinë administrative Nr.9, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para, pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 71 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

 

Ja pallatet që do rindërtohen dhe do prishen në Tiranë

·         Pallati nr.136/1, Rruga e Kavajës (Njësia administrative nr.7)”, do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 48 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.

·         Pallati nr. 415/1, Rr. “Ferit Xhajko”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 74 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

·         Pallati Nr. 26, Rr. “Fortuzi” (Njësia administrative Nr.9)”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 106 % të vlerës nëse do bëhej i ri

·         Pallati Nr.1, Shkalla 1, Ap.20, Rr. “Karl Gega” (Njësia administrative Nr.9), )”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para, pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 71 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

·         Pallati Nr. 74, Rruga "Memo Meto”, Objekti 1 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 47 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.

·         Pallati Nr. 74, Rruga "Memo Meto”, Objekti 2 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 43 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.

·         Pallati Nr. 74, Rruga "Memo Meto”, Objekti 3 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 53 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.

·         Pallati Nr. 74, Rruga "Memo Meto”, Objekti 4 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 47 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.

·         Pallatet Klara, Rr. “Sejdini” (Njësia administrative Nr.9)”, do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 37 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.

Më të lexuarat