BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Rajoni

Tërmeti në Turqi, mbi 60 viktima të zyrtarizuara deri më tani, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Tërmeti në Turqi, mbi 60 viktima të zyrtarizuara deri më

Fatkeqësia e cila pllakosi ditën e premte Turqinë si shkak i tërmetit, raportohet se ka lënë pas 64 viktima dhe të paktën 940 të lënduar. Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se menjëherë pas ndodhjes së tërmetit, të gjithë ministrat, anëtarët e Parlamentit, institucionet, Autoriteti i Menaxhimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive, Kryqi i Kuq i Turqisë etj, u shfaqën menjëherë në Izmir në ndihmë të popullsisë me të gjitha mjetet. Presidenti Erdogan deklaroi gjithashtu se të gjitha shtëpitë e dëmtuara apo rrëzuara nga tërmeti do të ndërtohen sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërkohë që personave të cilët kanë mbetur të pastrehë do tu sigurohet strehim me qera të paguara nga shteti. Erdogan sqaroi se Turqia është një zonë e rrezikshme sizmologjike nga mikropllaka Anatolia dhe nga pllaka e Egjeut të cilat krijojnë tërmete në raste përplasjesh apo zhvendosjeje. Në fjalën e tij presidenti bëri me dije se qeveria është duke bërë të pamundurën për të mbajtur gjallë ekonominë edhe pas dëmeve të shkaktuara nga pandemia,m sulmet e huaja apo tërmeti. Ai bëri me dije se 40 miliard lira cash do të jepen në ndihmë të qytetarëve në nevojë, dhe se qeveria është duke implementuar një ulje taksash të pa precedentë në mënyrë që prodhimi të vazhdojë njëlloj, që artizanët dhe zejtarët të vazhdojnë punën dhe që eksporti të përmirësohet. “ Ne jemi të vendosur që të ndihmojmë vëllezërit dhe motrat tona të Izmirit, që të përballojnë këtë fatkeqësi të tërmetit, përpara se shirat dhe moti i ftohtë të mbërrijë”, tha ai në mbledhjen e partisë për Zhvillim dhe Drejtësi në provincë Samsun në Detin e Zi. Deri tani të paktën 104 persona janë shpëtuar nga rrënojat, ndërkohë që aktiviteti dhe puna e grupeve të shpëtimit është ende duke vijuar. “Rreth 722 persona janë nxjerrë nga spitali pas rikuperimit ndërkohë që tetë prej tyre mbesin në njësinë e kujdesit intensiv”, u shpreh ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca. Sipas medieve turke, gjatë ditë së djeshme, Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, tha se rreth 5,000 personel shpëtimi janë mobilizuar në terren. Ai shtoi se 17 ndërtesa u shembën në Izmir si pasojë e tërmetit, ndërsa përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar në tetë prej tyre. Në anën tjetër, guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Kosger, iu tha gazetarëve se katër ndërtesa u shkatërruan plotësisht si pasojë e lëkundjeve.

Tërmeti afron Greqinë me Turqinë

Tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7 e kishte epiqendrën rreth 250 kilometra nga brigjet e ishullit grek të Samos, duke tronditur detin Egje që ndan Turqinë dhe Greqinë. Qindra pasgoditje kanë vazhduar. Vetëm disa orë pas tërmetit, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i telefonoi si rrallë here presidentit turk për t'i shprehur ngushëllimet e tij. “Cilatdo qofshin mosmarrëveshjet tona, këto janë kohë kur njerëzit duhet të qëndrojnë të bashkuar”, shkroi zoti Mitsotakis në Tëitter. Erdogani u përgjigj: “Dy fqinjë që tregojnë solidaritet dhe mbështetje në kohë të vështira është më e vlefshme se shumë gjëra në jetë”. Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur diplomacinë greko-turke pas tërmetit dhe kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar të dy vendet e NATO-s. "Është mirë të shohësh të dy vendet që lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre për të ndihmuar njëri-tjetrin në kohë nevoje. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu të gatshme të ndihmojnë", tha këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O'Brien. Franca gjithashtu ofroi ndihmë për vendet, duke dhënë "solidaritet të plotë si për Greqinë ashtu edhe për Turqinë".